Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Task-forca për tokat në bregdet, skema e mashtrimit nisi që më 2003

15/03/2018
Durrës, beton buzë detit në plazh, Prokuroria nis hetimet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vala e abuzimeve me tokat e bregdetit nga disa njësi vendore e grupe të interesuara për të përfituar padrejtësisht parcela në këto zona ka bërë që Këshilli i Ministrave të ndërmarrë një moratorium për dhënien e titujve të pronësisë përgjatë vijës bregdetare, për ata që kërkojnë të përfitojnë në bazë të ligjit për ndarjen e ish-ndërmarrjeve bujqësore.

“Ndershmërisht nuk ka më tokë bujqësore për t’u ndarë në bregdet, sepse është ndarë pas vitit 2005”.

Artan Lame, Drejtor i Agjencisë së Legalizimit të Zonave Informale thotë se në vijën bregdetare nuk ka më tokë bujqësore për të ndarë, pasi ky proces ka përfunduar që në vitin 2005. Të gjithë titujt e dhënë pas kësaj periudhe janë pjesë e një skeme mashtrimi, e cila ka përfshirë edhe qytetarë të ndershëm, të cilët janë joshur nga çmimi.

“Të kishte qenë ose tokë e pafrytshme ose brez ranor, në mënyrë abuzive i ndërroi statusin në tokë bujqësore për t’u futur tek ligji i ndarjes së tokës. Dhe pastaj me komision u ndahej si tokë bujqësore disa fshatarëve, që përgjithsisht, në 99 përqind të rasteve nuk ishin të zonës. Ndahej copa copa të vogla dhe rishitej për të humbur gjurmët”.

Lame sqaron janë 30 mijë parcela të cilat do t’i nënshtrohen verifikimit, e në momentin që do të konstatohen shkelje apo do të ketë dyshime për verifikime të parregullta, dosjet do të vihen në dispozicion të organeve të drejtësisë. Ai thotë se task forca e ngritur për këtë qëllim nuk ka tagër ligjor për kundërshtimin e vendimeve të gjykatave, por sigurisht që do të rihapë procesin.

“Denoncimi në prokurori për ato raste që gjykon se janë falsifikim dokumentacioni. Denoncim në gjykatë dhe me përfshirjen në proces edhe të avokatit të shtetit për rastet e tjera.”

Ai pranon se abuzimet kanë filluar që në vitin 2003, e se verifikimi duhet të ishte bërë më parë.

“Lërini këto marëzira sepse nuk mund të vazhdojë më ky proces, pra procesi do të kontrollohet i gjithi. Dhe e dyta u bëj thirrje qytetarëve që bien në këtë rrjetë: Pyesni përpara se t’i blini këto toka”.

Task forca do të bëjë iventarizimin e të gjitha tokave në bregdet, e në rastet kur gjenden shkelje ato do të rikthehen në pronësi të shtetit. Paralelisht me këtë proces, qeveria do të hartojë edhe një regjistër i cili do të shërbejë për vënien në dispozicion të parcelave në zonat me rëndësi turizimin për investitorët strategjikë.tvklan

Tags: tokat ne bregdet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

Rama gënjen për rrugën në Zvernec, gazetarja britanike ia përplas faktin

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin deri në esktradim

29/07/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

29/07/2026
A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

A u shpall në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.