DETAJE/ Si e bindi shoferi partneren të thoshte se e shtypi ajo...

DETAJE/ Si e bindi shoferi partneren të thoshte se e shtypi ajo vjehrrin dhe nusen në Golem: Merre ti fajin, se…

205
0
Shares

Pas ngjarjes së rëndë ndodhur në autostradë, Policia e Kavajës ndaloi fillimisht një 30- vjeçare, konkretisht shtetasen Ilda Parroj.

Ajo u dyshua se kishte qenë në timon në momentin që mjeti tip “Toyota Corolla” humbi kontrollin dhe përplasi anëtarët e familjes Fisku që prisnin mjete të rastit, anës rrugës. 30-vjeçarja mori përsipër autorësinë e ngjarjes, teksa theksoi se partneri i saj, shtetasi Halil Koka, 40 vjeç, kishte qenë pasagjer.

Hetimi

Ngjarja mori rrjedhë tjetër kur ekspertët, që nisën hetimin, kishin marrë edhe dëshmitë e disa dëshmitarëve në vendin e ngjarjes. Këta të fundit i pohuan grupit të hetimit se kishin parë mjetin me shpejtësi skëterrë e më pas nga vendi i shoferit kishte dalë një djalë.

Pas konfuzioneve nga Parroj, e cila mori përgjegjësinë e aksidentit se ishte ajo në timon dhe dëshmisë së qytetarit, Policia i mori në pyetje veçmas Kokën dhe Parrojn në Policinë e Kavajës. Ndodhur para fakteve e dëshmive të dhëna, në dhomat e ndara të Policisë, 30-vjeçarja ka pranuar se kishte mashtruar në dëshminë e dhënë në fillim për ngjarjen.

E reja ka pohuar se ka qenë shoqëruesi i saj, Halil Koka, ai që i ka kërkuar asaj, që të merrte përgjegjësinë e aksidentit, duke i premtuar se do të paguante dhe se ajo nuk do të bënte burg.

Pas kësaj dëshmie të Ilda Parroj, Policia ka marrë në pyetje edhe të dyshuarin Halil Kokën, të cilin e ka vënë përballë dy dëshmive, të qytetarit dhe shoqërueses së tij. I gjendur para fakteve të pakundërshtueshme, 40- vjeçari durrsak është detyruar të pranonte të vërtetën, se ka qenë ai drejtues i mjetit dhe u arrestua si shkaktar i aksidentit. Ndërsa shoqëruesja e tij, Ilda Parroj, do të akuzohet për dëshmi të rreme.

Bllokimi i patentës

Burime nga grupi i hetimit thanë se, Kokës i ishte bllokuar patenta nga Policia e Durrësit për tejkalim shpejtësie vetëm dy ditë më parë. Kjo dyshohet të ketë qenë edhe shkaku që ai tentoi t’ia hidhte përgjegjësinë vajzës me të cilën shoqërohej, pasi, në të kundërt, penalizimi për të do të ishte akoma edhe më i rëndë.

“Për shkak se Kokës, dy ditë më parë, i ishte bllokuar patenta dhe drejtonte mjetin pa leje drejtimi, fillimisht, partnerja e tij, që ndodhej së bashku edhe me dy persona të tjerë në makinë, ka tentuar të marrë përsipër autorësinë e aksidentit, duke pretenduar se kishte qenë ajo në drejtim të mjetit.

Por, pas hetimeve dhe verifikimit të provave, ka rezultuar se Koka ishte në drejtim të automjetit, gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë duke deklaruar se ‘isha unë në timon dhe për fat të keq humba kontrollin, duke u përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës dhe më pas makina u batua’”, bënë të ditur burime të Policisë.

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar shkaktarin e dyshuar të aksidentit tragjik me dy të vdekur dhe një fëmijë të plagosur sot në Golem. Ndërkaq, në lidhje me aksidentin e djeshëm, Policia e Tiranës njoftoi se “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip “Toyota”, shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit, që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja I.P., rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithëse në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme”. Sipas burimeve të Policisë, i arrestuari rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm kriminalë. Ai është arrestuar dy vite më parë për prishje të rendit publik dhe ka qenë në burg për këtë vepër penale. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY