VIDEO & DETAJE/ Aksidenti me dy viktima në Kavajë merr në rrjedhë...

VIDEO & DETAJE/ Aksidenti me dy viktima në Kavajë merr në rrjedhë tjetër, ja autori i vërtetë

152
0
Shares

Detaje të reja nga aksidenti i ndodhur sot në mëngjes në Malin e Robit në Kavajë, ku makina përplasi për vdekje vjehrrin dhe nusen e tij, ndërsa nipi 8 vjeçar ndodhet në spital. Burimet bëjnë me dije se dikush tjetër ka qenë në drejtimin e automjetit që shkaktoi aksidentin tragjik dhe jo 30 vjeçarja e cila u shoqërua në polici menjëherë pas përplasjes.

Dyshohet se personi që ka shkaktuar aksidentin është Halil Kola. Dy ditë më parë policia i kishte bllokuar patentën për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Dyshohet se shtetasi Halil Koka i ka kërkuar shtetases I. P., 30 vjeçe të merrte përsipër fajin. Aktualisht Halil Koka dhe Ilda Parroji ndodhen në Komisariatin e Kavajës dhe po merren në pyetje.

Xhemil Pisku 69 vjeça dhe nusja e tij 34 vjeçe  Edlira Pisku dhe djali 8 vjeç kanë qenë në ministacion duke pritur autobusin të shkojnë në  Berat kur “Toyota” ka dalë nga rruga duke i marrë para. Nga aksidenti gjetën vdekjen vjehrri dhe nusja ndërsa djali 8 vjeçar ndodhet në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY