Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Del video e plagosjes se dyfishte ne Tirane

19/02/2018
Del video e plagosjes se dyfishte ne Tirane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tv Klan ka siguruar pamje nga momenti që i parapriu përplasjes me armë mes dy grupeve, përpara një lokali në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e Selitës në Tiranë ku të premten e 16 Shkurtit u plagosën 2 persona. Kamerave e siguruara nga TV Klan, tregojnë se si në lokalin e Florian Musait hyjnë fillimisht 3 persona. Ata e takojnë 25-vjeçarin i cili ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij në një nga tavolinat. Ata që mbërrijnë, sipas grupit hetimor janë pjesë e grupit të 27-vjeçarit Gjon Pelivani.

Duket si një takim sqarues mes palëve, por situata tensionohet menjëherë. Nuk mungojnë gjestet kërcënuese. Fillimisht shtyhen me duar duke i kërkuar llogari njëri-tjetrit. Pas fjalëve, në dritë kanë dalë armët. Në një moment shihet se si një person mban pistoletën në dorë duke kërcënuar publikisht Musain dhe ata që e shoqërojnë. Hetuesit thonë se edhe ky person që vjen menjëherë nga jashtë fsheh një armë poshtë xhupit jeshil që mban veshur. Ndërsa gjakrat janë nxehur dikush propozon që të sqarohen jashtë pasi siç tregon me dorë në lokal ka edhe kamera.

Pas këtij momenti të gjithë kanë dalë jashtë ku palët i janë afruar një automjeti “Mercedez Benz”. Edhe aty vazhdojnë të debatojnë me njëri- tjetrin derisa gjithçka ka përfunduar me përdorimin e armëve. Akti final nuk është kapur nga kjo kamerë sigurie, por policia thotë se ka pamje të tjera ku vërteton se ishte Florian Musai ai që ka hapur zjarr fillimisht ndaj grupit të personave që e kërcënonin.

Aty mbeti i plagosur në këmbë Gjon Pelivani, apo Valmend Pelivani. Nga shkëmbimi i zjarrit i plagosur mbeti edhe kamarieri 31-vjeçar Renato Hoxha. Në pranga u vunë Pelivani dhe Musai ndërsa në kërkim janë shpallur 2 persona të tjerë. Ende nuk dihet motivi i saktë i konfliktit ndërsa policia po heton ngjarjen në disa pista.

Tags: plagosja e dyfishte ne tirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

10/04/2026
Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

10/04/2026
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

10/04/2026
TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

10/04/2026
Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

10/04/2026
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

10/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.