“Princi i Libofshës”, pasi u bë me djalë i kthehet Edi Ramës:...

“Princi i Libofshës”, pasi u bë me djalë i kthehet Edi Ramës: Nuk bën më!

336
0
Shares

Jarl de Basseville, i cili më parë ka pretenduar territoret e Libofshës për të themeluar principatën prej së cilës pretendon se rrjedh, tashmë shpreh ambicien për t’u bërë kryeministër.

Prej disa ditësh ai i shkruan kryeministrit Edi Rama në Tëitter duke e kritikuar për punën që po bën. Sipas Basseville, Rama ka vetëm premtime dhe gënjeshtra.

Nuk dihet pse por ai i drejtohet Ramës duke e quajtur “iCloud”.

Madje në një nga postimet i vetëshpalluri “Princ i Libofshës” e krahason Shqipërinë me Afrikën dhe i sugjeron kryeministrit Rama të “hapë krahun” dhe ta lerë të merret ai me “këtë punë”.

“Pse nuk ka energji elektrike në kryeqytet zoti iCloud. Shteti tënd duket si Afrika. Vend i botës së tretë. Ndalo me premtime, premtime, premtime. Kthehu te pikturat e tua dhe më ler të merrem unë me këtë punë”, shkruan ai.tpz.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY