Ramush Haradinaj kunder opsionit te ndarjes se Kosoves

Ramush Haradinaj kunder opsionit te ndarjes se Kosoves

124
0
Shares

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër idesë për ndarje të Kosovës. Avni Arifi ka thënë se Kryeministri s’është pjesë e asnjë bisede apo marrëveshje për ndarjen e Kosovës. Ka thënë se është qëllimkeqe, e pavërtetë dhe çmenduri të thuhet se Haradinaj është pjesë e skenarëve të tilla. Sidoqoftë, në skenarin e ndryshimit të kufijve të Ballkanit janë përfshirë përpos Hashim Thaçit, edhe Edi Rama dhe Ali Ahmeti.

Ramush Haradinaj e ka bërë të qartë pozicionin e tij në raport me temën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Këshilltari i Kryeministrit, Avni Arifi, ka thënë se Shefi i Qeverisë asnjëherë s’ka qenë pjesë e bisedimeve të tilla. Madje, ka thënë se janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe çmenduri të mendohet përfshirja e Haradinajt në skenarë të tilla.

“Kushdo që thotë apo dyshon që Ramush Haradinaj është pjesë e çfarëdo bisedimesh apo marrëveshjesh për ndarjen e Kosovës janë të pavërtetë dhe qëllimkeqe dhe i çmendur”, ka thënë Arifi, për Express, të dielën.

Sipas Shefit të Delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë, idetë e Beogradit në 20 vitet e fundit vazhdimisht kanë qenë të tilla. Por, ka thënë se nëse dëshirojnë të ndajnë Serbinë, atëherë, është punë e tyre dhe mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“E kuptojmë idetë nga Beogradi. Në 20 vite e fundit kurrë ide të mirë për rajonin nuk kanë pasur. Pra, as kjo ideja e fundit e tyre për shkëmbim territoreve.  Nëse ata dëshirojnë të ndajnë Serbinë është problem i tyre por Kosova s’ka tokë me dhanë dhe as me shkëmbye”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, ekspress ka shkruar se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmetikanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ka sqaruar se një skenar i tillë do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës por jo edhe të vendeve tjera ballkanike.

“Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe Kryetari i BDI’se Ali Ahmeti, kane biseduar ne Tirane për ndarjen e Kosovës, per vizatimin e kufijve ne Ballkan, e per idiotesi te tilla te ngjashme. Nje gjë e tille, nje skenar i tille, nuk do te ndryshoje kufijte a as nje shteti, perveç kufijve te Kosovës”, ka shkruar Buzhala, në një postim në Fb, duke cituar edhe Zëvendëskryeministrin e Austrisë, i cili ka propozuar një autonomi për Veriun e Kosovës.

Në Presidencë kanë thënë se është herët të flitet për përmbajtjen e marrëveshjes që do të arrihet me Serbinë. Madje, kanë thënë se në këtë fazë edhe ideja e shkëmbimit të territoreve është vetëm spekulim.

Edhe Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se ndryshimi i kufijve s’mund të bëhet pa tragjedi dhe humbje të jetëve të njerëzve. Ka thënë se ndryshimi i kufijëve apo shkëmbimi i territoreve pashmangshëm sjell edhe luftëra të reja dhe po propozohet nga aventurierë politikë.

Në të njëjtën frymë, për të njëjtin skenar, është shprehur ditë më parë edhe Aleksander Vulin, Ministër i Mbrojtjes së Serbisë.  Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, “nuk është duke dhënë rezultate, andaj duhet të kërkohet një marrëveshje për ndarjen e Kosovës”.

Sidoqoftë, ndërkombëtarët besojnë që në këtë lojë është i përfshirë edhe Kryeministri Edi Rama, duke shfrytëzuar kontaktet e tij direkte me Presidentin serb Vucic. Një gjë e tillë, një komunikim i tillë, direkt me Tiranën vazhdimisht ka qenë edhe pjesë e strategjisë serbe. Edhe gjatë kohës kur në Serbi ka qanë në pushtet Sllobodan Milloshevic ka ekzistuar ideja që për Kosovën të bisedohet vetëm me Shqipërinë – kuptohet për ta ndarë Kosovën.

Kosova dhe Serbia kanë mbajtur tri raunde bisedimesh prej vitit 1999. Në kohën e luftës ishte organizuar Konferenca e Rambouillet për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti ishte nënshkruar vetëm prej palës kosovare derisa serbët kishin refuzuar duke i hapur kështu rrugë bombardimit 78 ditor të NATO’s mbi caqet ushtarake e policore serbe.

Pasluftës, kishte nisur edhe një proces negociator, ku ishte caktuar Vjena si vend ku takoheshin kosovarët dhe serbët. Marti Ahtisaari ishte caktuar ndërmjetës kryesor duke propozuar pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Një proces i tretë dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2010 me ndërmjetësim të Brukselit dhe mbikëqyrje të SHBA’së. Ende nuk ka një rezultat final prej këtij procesi.gazetaekspress

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY