Horoskopi, 28 Janar 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 28 Janar 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

197
0
Shares

Dashi
Do e vlerësoni mjaft ndihmën qe do iu japë partneri juaj sot dhe do kaloni një dite interesante pranë tij. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi nuk do ndalet ne asnjë moment. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat qe do iu bëhen. Financat do jene te paqëndrueshme, por me pak durim dhe maturi mund t’ia dilni mbanë ta stabilizoni situatën.

Demi
Do jeni shume kërkues ne dashuri sot dhe nuk do kënaqeni me pak. Partneri do mundohet shume qe ju te ndiheni sa me mire, por ndonjëherë jo çdo gjë është aq e lehte sa duket. Për beqaret nuk priten ndryshime te mëdha. Do jete një dite e qete dhe pa gjera te jashtëzakonshme. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregoni me financat.

Binjakët
Pasioni do jete shume i zjarrte gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Pas një periudhe te mbushur me peripeci dhe brenga, me ne fund do përjetoni emocionet e shumëpritura. Beqaret duhet ta tregojnë veten si janë me personat qe do takojnë dhe jo t’i gënjejnë ata për gjithçka. Nuk keni për te shkuar asgjëkund kështu. Ne planin financiar duhet te tregoheni te kujdesshëm.

Gaforrja
Dita do filloje me tension dhe debate te shumta për jetën ne çift, por me kalimin e orëve do i mendoni gjerat me kujdes dhe do gjeni zgjidhje për çdo problem. Beqaret do përballen me surpriza mjaft te këndshme te cilat janë menduar me kujdes nga miqtë e ngushte. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Luani
Priten përmirësime te shumta gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Te dy me partnerin do tregoheni me te hapur dhe do provoni eksperienca te reja se bashku. Beqaret do jene shume te sinqerte me disa persona qe do i joshin ne mënyrë qe edhe ata te mos lëndohen. Perspektivat financiare do jene te mrekullueshme. Përfitoni për te bere ndonjë investim.

Virgjëresha
Ata qe janë ne një lidhje do e kenë te vështirë te flasin për çdo gjë me partnerin e tyre sot sepse ai do jete me humor te keq. Prisni orët e pasdites sa te qetësohet. Beqaret duhet te bëjnë akoma edhe me shume durim nëse duan te takojnë personin qe do iu përshtatet me se miri. Ne planin financiar do jete dite me fat. Do kryeni transaksione dhe do hiqni disa para mënjanë.

Peshorja
Surprizat ne çift do jene te njëpasnjëshme gjate kësaj dite. Partneri do kujdeset mjaft për ju dhe nuk do iu lere te lodheni për asgjë. Sot ju do jeni si një princeshe e përkëdhelur. Beqaret do kenë mjaft takime interesante, por do e kenë te vështirë te fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet t’i mbani këmbët ne toke dhe te mos bëni shpenzime marramendëse.

Akrepi
Ka shume gjasa qe për shkak te mungesës se përkujdesjes nga partneri ju ta kërkoni diku tjetër ngrohtësinë. Mendohuni mire sepse me vone mund te plase një skandal i madh për ju. Beqaret do ndihen te kënaqur me jetën qe po bëjnë dhe nuk do kenë aspak nevoje ta ndryshojnë atë. Sektori i financave nuk do kërcënohet aspak. Situata pritet te jete e qëndrueshme.

Shigjetari
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft e ngrohte dhe komunikimi nuk do reshte për asnjë moment. Përfitoni për te folur edhe mbi te ardhmen për t’i kuptuar me mire synimet e partnerit. Beqaret do i shprehin pa druajtje pëlqimet dhe shume shpejt mund te fillojnë histori dashurie pasionante. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk pritet as problemi me i vogël.

Bricjapi
Nëse keni një lidhje prej shume kohesh duhet te bëni shume kujdes me impulsivitetin e tepruar. Ne rast tensioni te madh, largohuni nga njeri-tjetri ne mënyrë qe te mos thoni fjalët e fundit. Beqaret do jene sharmante dhe do marrin shume propozime. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me mire se kohet e fundit. Do e dini sa te shpenzoni dhe sa te mbani ne xhep.

Ujori
Çiftet do kalojnë një dite mjaft delikate sot. Mosmarrëveshjet ne çift do jene te shumta dhe nga kokëfortësia e te dyve ato do duken te pafundme. Beqaret do gjenden përballë një zgjedhjeje te vështirë. Do jene dy personat qe do i joshin pa fund dhe te dy kane cilësi për t’u adhuruar. Perspektivat materiale do jene te mrekullueshme. Do jeni te qete ne këtë sektor.

Peshqit
Ata qe janë tashme ne një lidhje do bëjnë çmos qe ta përforcojnë edhe me tepër bashkëpunimin. Planetët do i kenë ne krah kështu qe duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Beqaret do jene shume krenare për veten dhe nuk do pranojnë çdo lloj ngacmimi. Te ardhurat nuk do jene te shkëlqyera, por as shume te këqija. Situata do përmirësohet pak nga pak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY