Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një muaj nga protesta e 18 dhjetorit, protestuesit e opozitës u përleshën me policinë

25/01/2018
Një muaj nga protesta e 18 dhjetorit, protestuesit e opozitës u përleshën me policinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta e opozitës me 18 dhjetor të vitit të kaluar është ndër momentet më të guximshme të anëtarëve dhe mbështetësve të partive opozitare në Shqipëri. Policia gjakosi disa protestues ndërsa në ditët në vijim arrestori 16 prej tyre ndërkohë që ka shpallur në kërkim mbi 20 pjesëmarrës në proteste. Mijëra protestues ia dolën të zhvendosin policinë deri në shkallët e Parlamentit ku po votohej nën shpërthimin e bombave tymuese Prokurori i ri i Përkohshëm vetëm me votat e qeverisë.

Protestës i ishin bashkuar edhe qindra anëtarë dhë mbështetës të Partisë Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare (PBKDSH), pjesë e koalicionit opozitar. Ata ishin në ballë të protestës dhe u përleshën me policinë duke marrë në kurriz edhe dhunën   përmes shkopinjve të gomës.

Ndërkohë që drejtues të ndryshëm të opozitës mbanin fjalime përpara turmës, në një zonë fare të ngushte mes kordonëve policorë dhe protestuesve, anëtarë dhe simpatizantë të PBKDSH thërrisnin emrin e kryetarit të tyre Ali Nezaj.

Pikërisht në këtë kohë policia është përleshur me protestuesit të cilët nuk nguruan të hidhnin bomba tymuese mbi policinë në përpjekje për të arritur në Parlament dhe ndalur votimin e njëanshmë për prokurorin. Nga fotot që vijnë nga terreni shihen qytetarë të gjakosur, pasi kanë mbetur të plagosur nga përplasja me policinë, ndërkohë që uniformat blu kanë kapur dhe shtrirë në tokë dhjetra protestues. Kjo është përleshja më e fortë me policinë e opozitës që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.  Opozita dhe PBKDSH si pjesë e saj e akuzon qeverinë për korrupsion, lidhje me trafikun e kanabisit, rritjen e varfërisë në vend cfarë ka detyruar mijëra shqiptarë të emigrojnë, represionin politik dhe kufizimin e lirisë së shprehjes dhe mediave.

Edhe agjencitë ndërkombëtare të lajmeve kanë pasqyruar gjerësisht dhunën në protestën e opozitës kundër zgjedhjes së Prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. Mediat e huaja shkruajnë se në protestë morën pjesë mijëra persona dhe disa prej tyre u lënduan.

“Associated Press” shkruan se në protestën e opozitës jashtë parlamentit disa prej protestuesve janë lënduar nga përleshjet me policinë.

“Associated Press” citon opozitën ku shkruan se ata e cilësojnë antikushtetuese zgjedhjen e Arta Markut në drejtim të përkohshëm të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërsa Rojters duke pasqyruar dhunën jashtë dhe brenda parlamentit, rithekson se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për protesta të reja në Janar. Gjithashtu shkrimet e “Associated Press” dhe “Rojters”, janë shpërndarë nga media të rëndësishme ndërkombëtare si Daily Mail, Uashington Post e shumë të tjera.

Vetëm 3 muaj më parë forca të policisë së komisariatit nr.2 të Tiranës kontrolluan dhe bastisën selinë e Partise Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare (PBKDSH) në Tiranë në kërkim të kryetarit të saj Ali Nezaj.  Prej të paktën 2 vitesh policia e Tiranës e nxitur nga zyrtarë të lartë të qeverisë dhe Partisë Socialiste që është në pushtet po ushtrojnë presion dhe shantazh ndaj drejtuesve të PBKDSH.

PBDKSH është pjesë e opozitës në Shqipëri dhe ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme sidomos korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në disa vende të Europës Perëndimore.

Anëtarët dhe simpatizantët e saj janë vazhdimisht pjesë e protestave të opozitës ndërkohë që në protestën e fundit lëshuan thirrjet me emrin e kryetrait të tyre Ali Nezaj, për tí kujtuar qeverisë represionin e vazhdueshëm ndaj partisë së tyre. Artur Bego

 

Tags: ali nezaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

15/02/2026
Agjentë policie me origjinë shqiptare nën hetim për korrupsion në Holandë

Shqiptari nga Saranda pastronte para me çanta të shtrenjta, gjobitet gjysëm milioni dyqani luksoz në Hollandë

15/02/2026
Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

15/02/2026
Agjentë policie me origjinë shqiptare nën hetim për korrupsion në Holandë

Shqiptari nga Saranda pastronte para me çanta të shtrenjta, gjobitet gjysëm milioni dyqani luksoz në Hollandë

15/02/2026
Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.