Aktorja e madhe Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital. Lajmi konfirmohet nga burime të afërta me aktoren. Të njëjtat burime saktësuan se aktorja është ekzaminuar në një nga spitalet e kryeqytetit, duke shfaqur probleme në mushkri.
Aktorja po merr ndihmën mjekësorë dhe mësohet se është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve. Aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës.
Fotoja e mëposhtme është bërë gjatë provave. Nga grupi që po punon për produksionin mësohet se Tinka nuk ka qenë në prova.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/