Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prezantohet në Shqipëri smartfoni i ri Samsung Galaxy A8

18/01/2018
Prezantohet në Shqipëri smartfoni i ri Samsung Galaxy A8
Share on FacebookShare on Whatsapp

Modeli i ri i smartfonit Galaxy A8 është i karakterizuar me kamera të përparme të dyfishtë, me ekran Infiniti dhe karakteristika të tjera shtesë që e bëjnë një smartfon praktik, elegant dhe të përshtatshëm për thjeshtuar jetën e përditshme të përdoruesve.

Tiranë, 17 Janar 2018 – Samsung Electronics prezantoi sot në Shqipëri smartfonin e ri Galaxy A8(2018). Modeli i ri i serisë së smartfonëve Samsung Galaxy A karakterizohen nga një dizajn i këndshëm, kamera e përparme e dyfishtë, ekran pa korniza dhe karakteristika të tjera që e bëjnë atë një telefon praktik dhe elegant dhe jetën e përditshme të përdoruesve më të thjeshtë dhe më të lehtë.

Prezantimi u bë ambjentet e Restorant Salt në një atmosferë shumë të këndshme dhe argëtuese Gjatë prezantimit të smartfonit të ri, Arbër Shala, Account Manager i Samsung Electronics për Shqipërinë dhe Kosovën, iu drejtua gazetarëve të pranishëm dhe theksoi – “Për ne është shumë e rendësishme njohja dhe plotësimi i nevojave të konsumatorëve, prandaj çdo vit vijmë me modele të përmirësuara bazuar në këto preferenca. Jemi shumë krenarë që po prezantojmë modelin e ri të serisë së smartfonëve Galaxy A8 për vitin 2018, i cili kombinon një dizajn elegant dhe karakteristika të përparuara që përdoruesit presin nga telefoni Galaxy dhe kjo është projektuar për të mbajtur ritmin e kërkesave dhe jetës së përditshme të konsumatorëve.”

Ju mund të bëni selfie të qarta me kamerën e pasme 16MP F1.7 dhe kamerën e përparme të dyfishtë 16MP + 8MP F1.9, pa marrë parasysh se ku jeni ose çfarë po bëni. Kamera e dyfishtë e përparme përbëhet nga dy kamera të ndara, kështu që mund të kaloni nga njëra tek tjetra, për të marrë selfie-n që dëshironi – nga fotot afër ose portrete me një sfond të qartë. Me karakteristikën e avancuar Live Focus, mund të rregulloni lehtësisht efektin ‘bokeh’ para ose pas shkrepjes së fotos për të krijuar imazhe me cilësi të lartë.

Ditën ose natën, kamera e avancuar sigurohet që ju të kapni imazhe të mprehta, madje edhe në kushte me ndriçim të ulët. Pajisjet e reja gjithashtu ju lejojnë të personalizoni fotot tuaja me mundësi argëtimi, duke shtuar stickers në selfiet tuaja ose duke theksuar një ekstravagancë gatimi me ‘Food Mode’.

Videot që lëvizin figurën do të jenë një gjë e së kaluarës me teknologjinë e stabilizimit të imazhit dixhital të videove (VDis). Me veçorinë shtesë ‘Hyperlapse’, tani mund të krijoni video time-lapse, që ju lejon të regjistroni, tregoni dhe ndani video edhe më të gjata.

Kur shikoni filma ose luani lojëra, pajisja më e fundit e Galaxy A vendos një standard të ri për të patur një eksperiencë të pandërprerë dhe të mrekullueshme të shikimit. Ekrani Infinity shkon përtej limiteve me një ekran të madh 18.5:91, kështu që ju mund të shihni të gjithë skenën në ekranin tuaj për përvojën më të mirë kinematografike. Ekrani i madh është mbështetur në xhama të lakuar ergonomikë në anën e pasme dhe të përparme. Xhami dhe korniza metalike e lëmuar, kthesat e lëmuara e bëjnë më të lehtë shikimin ose bashkëveprimin me përmbajtjen në telefonin tuaj.

Përveç kësaj, seria e re e pajisjeve Galaxy A ka rezistencë IP68 kundër ujit dhe pluhurit, duke e bërë atë rezistent ndaj shiut, djersës, rërës dhe pluhurit. Jeta e zgjatur e baterisë i lejon përdoruesit të qëndrojë i lidhur më gjatë dhe me opsionin për karikim më të shpejtë, bateria mund të karikohet më shpejt se kurrë më parë. Seria e pajisjeve Galaxy A është e pajisur gjithashtu me një portë të dyfishtë USB-je Type-C për lidhje më të lehtë. Opsioni “Always On Display” i lejon përdoruesit të kontrollojnë më lehtësisht njoftimet e rëndësishme pa “e zgjuar” pajisjen nga opsioni “sleep mode”, e cila kursen kohë dhe bateri.

Kjo pajisje do t’ju mbajë vazhdimisht të informuar me Always On Display, që do të thotë se ju mund të merrni informacione në moment pa e zhbllokuar telefonin tuaj. Me Samsung Pay, nuk ka nevojë të merrni portofolin tuaj me vete sa herë që të dilni. Duke suportuar MST (Magnetic Secure Transmission) dhe NFC (Near Field Communication), Galaxy A8(2018) mund të përdoret pothuajse në çdo vend ku mund të bëhen blerje me kartë. Çdo transaksion nëpërmjet Samsung Pay është i sigurtë dhe shumë i thjeshtë. Gjithçka që duhet të bëni është një hapje e telefonit dhe një skanim i gjurmës së gishtit.

Duke ofruar rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit, Galaxy A8(2018) mund të përballojë elementë të tillë si djersa, shiu, rëra dhe pluhuri, duke e bërë atë të përshtatshëm për pothuajse çdo aktivitet ose situatë. Galaxy A8(2018) përdor kartat microSD në mënyrë që të zgjeroni kapacitetin e ruajtjes deri në 256GB dhe është e para pajisje në serinë A që përdor Gear VR të Samsung.

Smartfoni i ri Galaxy A8(2018) vjen në tregun shqiptar me tre ngjyra i zi, gri orkide, dhe gold për t’ju përshtatur stilit personal të klientëve. Galaxy A8(2018) do të jetë i disponueshëm në treg pranë partnerëve të Samsung, Albatrade, Aza Electronics, Globe dhe Neptun, duke filluar nga data 19 Janar 2018 dhe çmimi i rekomanduar për shitjen e tij është 66,990 Lekë.

Tags: smartohone 8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra problemi nuk qenka pushteti, por reagimi ndaj tij!

26/01/2026
Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.