Basha, sulm Rames dhe Ahmetajt per heqjen e demshperblimit te perndjekurve

Basha, sulm Rames dhe Ahmetajt per heqjen e demshperblimit te perndjekurve

119
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha, tha se është e papranueshme nga opozita, plani i qeverisë për të hequr familjarët e ish të përndjekurve politike nga e drejta e ligjshme dhe morale e dëmshpërblimit. Në një takim në mbrëmje me disa degë të PD në Tiranë, Basha tha se Arben Ahmetaj dhe Edi Rama do t’u ndërpresin dëmshpërblimin të përndjekurve, kur një ditë më parë i kanë paguar vetës për inceneratorin e Fierit 823 mijë euro. Basha tha se PD do të qëndrojë fuqishëm kundër çdo përpjekje te qeverisë për heqjen e dëmshpërblimit dhe u bëri thirrje familjeve të ish të përndjekurve dhe pronarëve të bashkohen me opozitën në 27 janar.

Deklarata e plotë e Kryetarit Basha:

10% e familjeve në Tiranë nuk sigurojnë dot më shumë se një vakt bukë për fëmijët e tyre, por dje Arben Ahmetaj i dha inceneratorit të Fierit 820 mijë euro të tjera paradhënie duke e çuar shifrën totale në 5.8 milionë euro paradhënie për të ndërtuar një fabrikë helmesh, një nga tre fabrikat e helmeve, të cilat, në totaldo t’u kushtojnë shqiptarëve, vetëm vitin e parë.
Është ky Arben Ahmetaj i cili, në emër të Edi Ramës dje, njoftoi se do të ndërpresë pagesën për trashëgimtarët e të përndjekurve politikë, ndërkohë që vetë fondi i pageave ka ardhur në reduktim drastik nga viti në vit, në thyerje totale të premtimit të Edi Ramës. Për Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn kurrë nuk kanë qenë prioritet të përndjekurit dhe dëmshpërblimi i tyre I ligjshëm, si akt moral në rradhë të parë, jo vetëm financiar. Për të rëndësi kanë vetëm xhepat e tij. Ato 820 mijë eurot që i ka paguar vetes së tij për inceneratorin e Fieroti, ato 2.5 milionë euro që i paguan për të shkulur palmat në autostradë, janë lekët e shqiptarëve dhe nuk shkojnë për shqiptarët, nuk shkojnë për të përndjekurit politikë, të cilët e kanë merituar dhe e meritojnë plotësisht shlyerjen një orë e më parë të këtij borxhi moral historik dhe material. Dua t’i them nga kjo sallë, në emër të Partisë Demokratike se opozita dhe PD do të qëndrojnë fuqishëm kundër çdo nisme ligjore që do të sjellë për të shkurtuar dëmshpërblimin apo për të hequr trashëgimtarët e të përndjekurve politikë nga dëmshpërblimi. I bëj thirrje të gjithë të përndjekurve politikë të bashkohen me ne në 27 janar sepse rruga e vetme është largimi i këtyre kusarëve. Kjo është rruga e vetme për të bërë drejtësi për të përndjekurit dhe për të përmbyllur këtë plagë të madhe morale dhe historike ndaj qindra, mijëra familjeve të cilat po përndiqen për herë të dyte, siç po përndiqen për herë të dytë pronarët me ligjin poshtërues dhe shpronësues. Pronaret, të përndjekurit dhe çdo shqiptar duhet ta dijë se më 27 janar jemi bashkë në shesh për ta në shesh në dhe për të drejtat e tyre të patjetërsueshme, se nuk do të pranojmë kurrë pazar me gjakun e paraardhësve të tyre, që luftuan për liri në ditët më të errëta të këtij vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY