Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tërhiqen depozitat, shqiptarët fillojnë “të tresin dhjamin”, u drejtohen kursimeve për shpenzimet

08/01/2018
Shqiptarët “po hanë dhjamin” e tyre, ikin edhe 28 milionë euro nga depozitat bankare

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Qytetarët shqiptarë po tërheqin kursimet për të mbuluar shpenzimet e përditshme. Ekspertët deklarojnë se kjo konfirmohet nga rënia e depozitave gjatë vitit të fundit çka tregon se shqiptarët kanë shpenzime më të mëdha se fitimet mujore ndërsa ka munguar plotësisht rritja e pagave. Një tjetër arsye e tërheqjes së kursimeve mbeten edhe normat e ulëta të interesit të cilat pritet të mbeten të njëjta edhe në 6 muajt e parë të 2018. Rënia e të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve ka detyruar qytetarët shqiptarët që të tërheqin kursimet nga bankat për të mbuluar nevojat për konsum.

Ekspertët e shohin me shqetësim këtë tendencë. Ardian Civici deklaron se kursimet po shihen si mundësi e vetme për të mbuluar shpenzimet të cilat janë rritur ndjeshëm në krahasim me të ardhurat.

“I janë drejtuar si mundësi e vetme depozitave që ata kanë dhe natyrisht kur depozitat e një vendi fillojnë dhe zvogëlohen në këtë këndvështrim të dytë, atëherë situata bëhet më shqetësuese sepse përtej shifrës dhe tregues të depozitave reflektohet dinamika e ekonomisë reflektohet niveli i të ardhurave dhe një reagim që ka popullsia”, thotë Civici.

Besart Kadia thotë se rritja e taksave dhe ngrirja e rritjes së pagave kanë bërë që shqiptarët  të tërheqin kursimet. “Për shkak të mos rritjes së pagave për një kohë të gjatë dhe rritjes së taksave në mënyrë konstante ka bërë që diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve të qytetarëve të ngushtohet. Që bën që shumë prej tyre bën që të gërmojnë në depozitat që kanë”, sqaron Kadia.

Ulja e depozitave sipas ekspertëve është ndikuar edhe nga norma e ulët e interesit një tendencë që pritet të vijoj edhe për 6 muajt e parë të 2018. “Norma bazë e interesit do vazhdojë të mbetet në nivele të ulëta siç është sot”, shton Civici. “Ka shumë gjasa të mos ndryshojë normën e interesit minimalisht edhe 6 muajt e ardhshëm”, bën të ditur Kadia.

Sipas Bankës së Shqipërisë rënia e depozitave është ndikuar kryesisht nga individët të cilët vetëm gjatë vitit të fundit kanë tërhequr rreth 30 miliardë lekë. Ndërkohë depozitat e bizneseve janë rritur por përsëri në nivele minimale.

Tags: bankadepozitatkonsumatoretterheqje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.