Aeroporti nën presionin e fluturimeve të riprogramuara, pajisjeve të prishura dhe një përplasje në pistë, duke rezultuar në vonesa të rënda për pasagjerët pas goditjes së stuhisë dimërore ‘Cikloni Bombë’.
Autoriteti Portual që menaxhon aeroportet e zonës së Nju Jorkut njoftoi se fluturimet ishin limituar drejt aeroportit JFK, dukë përfshirë të gjitha fluturimet e parashikuara të mbërrinin në Terminalin 1. Sipas zyrtarëve, të gjitha fluturimet e riprogramuara pas stuhisë, të kombinuara me dëme të rënda në pajisje rezultuan në vonesa në oraret e fluturimeve.
Sakaq pasagjerët u ankuan që ishin bllokuar në pistë për orë të tëra dhe pastaj vonesat për të marrë bagazhet. Ata gjithashtu u acaruan nga komunikimi i dobët nga stafi i aeroportit.
Një video e një përdoruesi Instagrami paraqet pasagjerët e bllokuar në aeroport, të ngjeshur pas njëri tjetrit si sardele.
Autoriteti Portual tha në një deklaratë se po bashkëpunonte me të gjitha linjat ajrore dhe operatorët individualë të terminalit për të kufizuar mbërritjen e avionëve në aeroportin JFK deri sa të ketë vend të mjaftueshëm për të menaxhuar fluturimet e shumta pas stuhisë të së enjtes.
Vonesa për shkak të stuhisë ka patur edhe në aeroportin Charleston në Karolinën e Jugut. Parashikuesit e motit thonë se temperaturat e ulëta ka mundësi të vazhdojnë edhe në fillim të kësaj jave dhe se transporti mund të ketë probleme në shumë rrugë kryesore për shkak të akullit.(perktheu dhe pergaditi balkanweb)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/