Poste të reja për oficerët e skandalit të Elbasanit

Poste të reja për oficerët e skandalit të Elbasanit

125
0
Shares

Zyrtarët e lartë të drejtorisë së Elbasanit kanë përfituar poste të lakmueshme fill pasi janë shkarkuar prej detyrës për shkak të skandalit që shpërtheu në këtë qytet me të afërm të kryetarit të bashkisë Qazim Sejdini ku u përplas një makinë policie mbrëmjen e 18 shtator 2017.

Sipas “GSH.al“: Arben Dashi, i cili  ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë të Qarkut  të Elbasanit, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Gjergji Oshafi i cili më herët u shkarkua nga posti i Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, është emëruar specialist në Sektorin e Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Tiranës.

Kryekomisar Zija Sulaj, është tranferuar shef komisariati në Dibër. Ky i fundit më herët ka kryer detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan.

Ndërsa Kryekomisar Kujtim Muça është emëruar shef i Drejtorisë së Kufirit në Dibër. Edhe Muça më herët ka shërbyer në Elbasan si Shef i Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Ndryshimet në polici u bënë në përfundim të dhjetorit të vitit të kaluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY