Duhen 4 telefona smart, të qëndrueshëm ndaj ujit dhe gërvishjes, me memorie 64 gb. Është vështirë të gjinden por nëse unë kam 5.6 milionë lekë edhe mund të kapen diku në treg.
Pak a shumë ky është një njoftim për tender nga autoriteti portual i Durrësit që kërkon të blejë 4 telefona luksozë me një cmim të kripur. Sic duket llogaritet edhe sekseri.
Duket qartë se cmimi limit i vendosur është jo pak mbi cmimin e tregut ndërkohë që përmes tenderit mund të sigurohen të njëjtët telefona me cmim më të ulët, pra edhe cmimi limit duhet të ishte më i ulet të paktën për 1 milionë lekë.
Më poshtë dhe lajmërimi i tenderit. Mund të përfitoni nëse tenderi është transparent.
FTESË PËR OFERTË
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri: Autoriteti Portual Durrës
Autoriteti kontraktor do të zhvillojë procedurën e prokurimit “Blerje aparate të telefonisë së lëvizshme dhe shërbime në lidhje me këtë natyrë”, me fond limit 560 656 (pesëqinde gjashtëdhjetëmijë e gjashtëqind epesëdhjetë egjashtë)) lekë pa tvsh si më poshte:
Specifikimet Teknike.
Nr | Emertimi i mallit | Njësia | Sasia | ||||
1 | Blerje aparate të telefonisë së lëvizshme me 256 gb memory – sipas specifikimeve bashkelidhur | cope | 1 | ||||
2 | Blerje aparate të telefonisë së lëvizshme me 64 gb memory – sipas specifikimeve bashkelidhur | cope | 3 | ||||
Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi me këto të dhëna sipas SPECIFIKIMEVE TEKNIKE.
Afati i paraqitjes se ofertuesit ne Autoritetin Kontraktor e do të jetë 1 ditë ose 24 ore pas njoftim fituesit. Afati per levrimin e mallit eshte 1 ditë pas paraqitjes se fituesit.
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/