Kuksiania ka nje rrefim per burrin naten e vitit te ri

Kuksiania ka nje rrefim per burrin naten e vitit te ri

229
0
Shares

Një grua ka kaluar një eksperiencë shokuese natën kur trokiti viti i ri 2018. Ajo tashmë dyshon se bashkëshorti e tradhton dhe historia është rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Gëzuar dhe një vit të mbarë për të gjithë shqiptarët kudo që jeni. Shëndet dhe pasuri për të gjithë ju.

Për mua nata e ndërrimit të viteve ishte një ankth i paparë. Kështu vazhdon të jetë edhe sot, fatkeqësisht.

Këtë vit vendosëm që të ftonin njerëzit e burrit për darkë nga ne. Se gjithmonë e kemi kaluar në shtëpinë e tyre në Kukës.

Erdhën këta të gjithë për darkë. Kisha gatuar gjithçka dhe i isha përkushtuar aq shumë tryezës sa kur u ula isha aq e lodhur sa po më flihej gjumë.

Por kur erdhi ora 00:00 që po trokisnim gotat burri im kap me vrap celularin e pa mendjen nga ne niste mesazhe. Epo hajt thashë, edhe pse s’më pëlqeu si gjest.

Një moment se si më shkon syri tek telefoni i tij dhe lexoj një mesazh nga “Moli 2”: Jeta ime më mungon sonte!

U bëra vrer, u bëra tmerr. S’di si e mbajta veten në sytë e atyre, nuk doja të prishja darkën. Kur ikën ata i thashë ça ishte ai SMS, më tha më kanë bërë sytë.

Unë e pashë shumë mirë. Kam qarë gjithë natën. Ai fjeti gjumë dhe të nesërmen sikur s’ka ndodhur asgjë.

Vazhdon më thotë se më kanë bërë sytë. Si mendoni? Kam frikë se më tradhëton…Po luaj mendsh. Çfarë duhet të bëj ju lutem…”, shkruan ajo. /ShkodraNews.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY