Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Laç, ja si e zbuluan veten tre kushërinjtë që qëlluan me armë

02/01/2018
Kurbin, vrasja e 73-vjeçarit, asnjë gjurmë të autorit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tre persona janë arrestuar nga policia e Laçit ditën e sotme, pasi kanë qëlluar me armë zjarri rreth orës 01:30 të 1 janarit të vitit 2018. Në prangat e policisë janë vënë tre kushërinjtë Alban Lika, Ernis Lika dhe Arbër Lika. Këta tre të rinj janë identifikuar nga policia, pas një video që vetë ata kanë publikuar në rrjetet sociale ku ata shfaqen duke qëlluar me armë zjarri pak pas ndërrimit të viteve.
Sipas policisë së laçit, tre këta persona kanë qëlluar me armë pranë lagjes “Sanxhak” ku humbi jetën 16-vjeçari Klejdi Gjeta, i cili kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të hedhur fishekzjarrë.
Fillimisht u dyshua se adoleshenti kishte humbur jetën për shkak të goditjes nga fishekzjarrët, por më pas ka rezultuar se ka marrë një goditje me plumb në kokë.
Pas arrestimit të tre kushërinjve Lika teksa lëviznin me një automjet tip “Benz” pa targa, dhe sekuestrimit të gëzhojave në vendngjarje, policia është vënë në kërkim edhe të armës së zjarrit. Do të jetë ekspertiza, ajo çka do të tregojë nëse plumbi që i mori jetën 16-vjeçarit Gjeta, ka dalë nga e njëjta armë zjarri. Mësohet se policia e Laçit në vendngjarje ka sekuestruar 19 gëzhoja dhe një fishek.

Njoftimi i plotë i Policisë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve, si dhe shpallja në kërkim e një tjetri dhe konkretisht :
• Alban Lika, 25 vjeç, banues në Kurbin.
• Ernis Lika, 20 vjeç, banues në Kurbin.
• Arbër Lika,18 vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 01. 01. 2018 në orën 00:30, këta tre shtetas dyshohet se duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, në Sanxhak, kanë qëlluar me armë zjarri.
Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat u gjetën në bagazhin e automjetit, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit:
Gj. S., 23 vjeç, banues në Kurbin.
Shtetasi i lartpërmendur u shpall në kërkim nga Policia, pasi më datë 01.01.2018, rreth orës 00.25, duke drejtuar automjetin e tij tip Benz, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Laçit dhe më pas ka braktisur mjetin në një lavazh, dhe është larguar.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 fishekë luftarakë dhe një gëzhojë model 56 kalibri 7.62 mm.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “ dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.

Tags: Alban LikaArber LikaarrestimErnis Lika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.