Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Zvicër, pronari shqiptar përfundon në burg, por “merr në qafë” edhe një të zgjedhur lokal

31/12/2017
HISTORIA/ Zvicër, pronari shqiptar përfundon në burg, por “merr në qafë” edhe një të zgjedhur lokal
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rasti i një shqiptari nga Kosova, pronar i një kompanie të madhe të pronave te patundshme në Kantonin Nidwalden, i cili po mbahet në burg nga qershori i këtij viti, po shkakton edhe pasoja “kolaterale”. Ai është burgosur nga autoritetet zvicerane me akuzën e bërë nga një gjykatë kosovare, sipas së cilës, i përmenduri ka nxitur një person për të kryer vrasje, shkruan luzernerezeitung.ch.
Autoritetet zvicerane e kanë arrestuar atë, duke respektuar kërkesën e Kosovës për ta bërë ekstradimin në Kosovë të personit në fjalë, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, personi që po mbahet në burg po bën gjithë çfarë është në mundësinë e tij që të shmangë ekstradimin.
Por, problemi me të cilin aktualisht po merren mediet e regjionit në fjalë, ndonëse lidhet me shqiptarin, prek më shumë politikën lokale. Kjo për faktin se një këshilltar komunal i Komunës Hergisëil (Walter Mösch) ka qenë i punësuar në kompaninë e shqiptarit të përmendur. Një qytetar i kësaj komune (Beat Kaufmann) i është drejtuar këshilltarit në fjalë me fjalët: “Ti punon te një kriminel dhe për këtë arsye nuk je më i pranueshëm si këshilltar komunal”. Kjo akuzë e ka rënduar aq shumë politikanin lokal sa që ai ia ka përcjellë e-mailin shefit të tij, shqiptarit që mbahet në burg. Ky i fundit, me ndihmën e avokatëve të tij, vendosi te ushtronte kallëzim penal ndaj qytetarit Kaufmann për “shpifje të ulët”, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, Kaufmann u mor në pyetje në mënyrë të detajuar nga policia dhe prokuroria. Me këtë rast ai ka theksuar se nuk i intereson shumë puna e akuzuesit (shqiptarit). Por atë e shqetëson fakti se një politikan punon te “krimineli” dhe e merr pagën nga ai. Por, këshilltari komunal Mösch ndërkohë e ka lëshuar vendin e përmendur të punës me arsyetimin se dëshiron ta mbrojë besueshmërinë e tij si këshilltar komunal. Dorëheqjen e tij, komuna madje e ka publikuar edhe zyrtarisht në portalin e saj. Ndërsa i akuzuari (Kaufmann), duke mbështetur akuzat e drejtuara politikanit Mosch, para prokurorit kishte deklaruar se pronari i kompanisë së patundshmërive kishte qenë i dënuar që në pranverën e vitit 2015 nga një Gjykatë e Qarkut në Aargau për menaxhim të shumëfishtë të padrejtë. Po kështu qe dënuar edhe gruaja e tij me një gjobë prej 10 mijë frangash dhe një dënim me para me kusht prej 26100 frangash.
Te padia bëhej fjalë për çështjen nëse dikush mund të etiketohet si “kriminel” pa u akuzuar me këtë rast për “shpifje të ulët”. Pas sqarimeve të shumta, Prokuroria u ka kumtuar palëve në konflikt se e ka ndërprerë procedurën në fjalë, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë ka kërkuar nga Kaufmann të prezantojë kërkesën e tij financiare ndaj akuzuesit. Ai e ka bërë këtë, duke kërkuar 400 franga, të cilat pritet t`i marrë nga akuzuesi. Në këtë mënyrë akuza për “shpifje të ulët” është dëshmuar si kontraproduktive për ushtruesin e saj.

Tags: burgpushtetari vendorshqiptarzvicer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.