Vjedhja e bankës në Lac, skenari i hajdutëve habit policët

Vjedhja e bankës në Lac, skenari i hajdutëve habit policët

191
0
Shares

Hajdutët e  bankës në Lac duket se kanë pasur fat më shumë se e kanë menduar. Deri tani policia nuk ka arritur të shënojë asnjë gjurmë të tyre pavarësisht se u gjetën pmaje filimke nga grabitja. Ende nuk ka asnjë të shoqëruar për grabitjen e bankës së nivelit të dytë një ditë më parë në Laç. Burime pranë grupit hetimor thanë se tre grabitësit e armatosur nuk kanë lënë asnjë shenjë në vendngjarje ndërsa kamerat e sigurisë nuk kanë arritur ti identifikojnë për shkak se ata mbanin maska, transmeton vizionplus.

Ngjarja e ndodhur pasditen e të premtes u filmua nga qytetarët. Në pamje  duken grabitësit të cilët brenda pak sekondave arritën të merrnin një shumë prej rreth 3 milionë lekësh. Policia tha se patrulla e parë shkoi brenda 3 minutash te banka ndërsa  nga kontakti i parë i marrë me punonjësit  rezultoi se 2 prej grabitësve mbanin pistoleta dhe njëri me vare theu xhamin e derës kryesore të njësisë dhe nën kërcënimin e armëve morën sasinë e parave.

Grabitja ka qenë e mirë organizuar pasi në kohën e ndërhyrjes nuk kishte asnjë klient në Bankë por vetëm punonjësit të cilët po bënin mbylljen e llogarive. Ndonëse menjëherë u ngritën pika të shumta kontrolli asnjë prej të dyshuarve nuk u ndalua të cilët sipas njoftimit të policisë u larguan me një makinë. Në Laç mbërriti dhe drejtori i hetimit të krimeve të rënda ai i rendit publik në policinë e shtetit por deri më tani asnjë gjurmë e grabitësve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY