Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku: Vendimi i qeverisë për pronat zyrtarizon grabitjen, Rama shpërblim qesharak pronarëve të ligjshëm

23/12/2017
Tabaku: Vendimi i qeverisë për pronat zyrtarizon grabitjen, Rama shpërblim qesharak pronarëve të ligjshëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka miratuar së fundmi një vendim lidhur me pronat, i cili është kritikuar nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Tabaku tha se përmes këtij vendimi, Rama vulos vjedhjen dhe grabitjen e pronës nga pronari i ligjshëm. Sipas saj, qeveria do të shpërblejë me shifra qesharake pronarët e ligjshëm, ndërsa pjesën kryesore të kompensimit do ta marrin me troje, të cilat në pjesën dërrmuese të tyre janë të pashfrytëzueshme.

Deklarata e Tabakut:

Edi Rama miratoi këtë javë një vendim të Këshillit të Ministrave që vulos vjedhjen dhe grabitjen e pronës nga pronari i ligjshëm. Vendimi është një shtojcë e ligjit famëkeq që po zbatohet në mënyrë abuzive duke injoruar Gjykatën Kushtëtuese, që  rrëzoi disa pika të rëndësishme të ligjit një vit më parë. Në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe frymën e saj, Qeveria vendosi këtë javë që pronarëve, të cilët nuk përfitojnë kthimin fizik të pronës së rrëmbyer padrejtësisht gjatë regjimit komunist, t’u kompensojë financiarisht deri në 20% të vlerës totale të pronës dhe, në çdo rast, jo më shumë se 10 milionë lekë.

Por dhunimi i pronarëve mga qeveria Rama nuk merr fund këtu. Vendimi parashikon që ky kompensim financiar, jo më shumë se 10 milionë lekë, do të shpërndahet në 10 vite me një këst prej maksimumi 1 milion lekësh në vit. Kompensimi i jo më shume se 20% e vlerës së pronës apo kompensimi me jo më shumë se 1 milionë lekë gjatë 10 vjetëve është përbuzja më e madhe për pronarët që qeveria Rama e bën në dhunim të plotë të së drejtës së patjetërsueshme për pronën. Ky është një vendim tërësisht në dëm të interesave të ligjshme të pronarëve, të cilët do marrin një shpërblim qesharak financiar, ndërsa pjesën kryesore të kompensimit do ta marrin me troje, të cilat në pjesën dërrmuese të tyre janë të pashfrytëzueshme, larg zonave të banuara dhe pa asnjë interes zhvillimi.

Vendimi i të mërkurës zbulon propogandën dhe mashtrimin e pronarëve nga Edi Rama! Pika kryesore e ligjit të tij të pronave ishte shpërndarja çdo vit e 50 mln USD. Në 10 vjet shuma do të ishte 500 milionë USD, me të cilën qeveria pretendonte të mbyllte përfundimisht problemin e pronave. Por Rama e shkeli edhe ligjin e vet grabitqar sapo nisi zbatimin e tij. Nga 50 milionë dollarët e premtuar, në buxhetin e vitit 2018 për pronarët ka vetëm 20 mln USD. Në katër vjet Qeveria Rama ka miratuar ligje në kundërshtim të plotë me një nga të drejtat themelore të njeriut – të drejtën e pronës. Duke filluar nga ligji për Investimet Strategjike që parashikon shpronësimin nga ana e Qeverisë për interesa tërësisht oligarkësh e deri tek ligji antikushtetues për Kompensimin e pronave për pronarët e shpronësuar gjatë regjimit komunist.

Këtyre ligjeve i shtohen çdo ditë edhe veprimet arbitrare të Qeverisë për prishjen e shtëpive e bizneseve të qytetarëve, pa i dhënë asnjë shpërblim të drejtë për pronën e tyre. Partia Demokratike i qëndron bindjes së saj se ligji është antkishtetues dhe garanton pronarët e ligjshëm se ditën e parë që shqiptarët do t’i besojnë shumicën në Kuvend do t’i zhbëjë këto vendime antikushtetuese që dëmtojnë interesat e ligjshme të pronarëve.

Shqiptarët dhe veçanërisht pronarët e kanë të qartë se qeveria e Edi Ramës nuk mendon as për pronarët të cilëve shteti Shqiptar u ka detyrimin e uzurpimit dhe marrjes dhunshëm të pronës së tyre, as për interesat e qytetarëve shqiptar. Edi Rama shkel Kushtetutën për drejtësinë për interesat e veta kriminale dhe shkel Kushtetutën për të drejtat dhe liritë themelore të njëriut në favor të interesave  të oligarkëve pranë tij. Fundi i atyre që shkelin Kushtetutën për gjithcka dhe që dhunojnë të drejtën eqytetarëve për të gëuar pronën e tyre, është i njohur botërisht. Ky fund për Edi Ramën është më afër se kurrë.

Tags: grabitje e qeverisepronaret e ligjshemshperblim qesharakTabakuvendimi per pronat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.