Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i ka ndalur akuzat për mazhorancën e majtë në emisionin ‘360gradë’, të Artur Zhejit. Por ndryshe nga herët e tjera ajo mbrëmë u ndal edhe tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke lëshuar akuza të rënda për afera korruptive në drejtim të tij. |Lali Eri ka dalë me ofiqe për të blerë këshilltarët e LSI. Licenca e taksive elektrike që i ka dhënë Endri Fugës nuk do ta shpëtojnë, nuk do ta shpëtojnë as ato lejet e ndërtimit, nuk do ta shpëtojnë as lali Erin as Edi Ramën”, tha Kryemadhi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/