Reagim i çuditshëm i policisë: S’kemi denoncim për vjedhjen e dhunimin e...

Reagim i çuditshëm i policisë: S’kemi denoncim për vjedhjen e dhunimin e 2 kishave në Korçë

147
0
Shares

Lidhur me vjedhjen e 3 kishave mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ka reaguar edhe policia, që sqaron se për njërën nga ngjarjet janë identifikuar autorët dhe shpallur në kërkim, ndërsa për 2 kishat e tjera nuk është bërë ndonjë denoncim.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Duke u nisur nga disa lajme të publikuara në media në lidhje me vjedhjen apo dhunimin e 3 kishave në këtë qytet, informojmë se: Më datë 17.12.2017, gjatë natës, në lagjen Nr.1 në Korçë kanë tentuar për të vjedhur me thyerje arkën e kishës “Shën Sotiri”, vend kulti ku besimtarët dhurojnë vlera monetare. Personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen e vlerave monetare që ndodheshin në arkën e kishës.  Policia kreu të gjitha veprimet procedurale. Janë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe janë identifikuar autorët e po punohet për kapjen e tyre. Përsa i përket  lajmit për dhunimin e Kishës së Shën Gjergjit dhe të Shën Marisë, sqarojmë se në Polici nuk  ka patur asnjë telefonatë, kallëzim apo sinjalizim nga kujdestarët e këtyre kulteve apo nga persona të tjerë përgjegjës.

Policia është njohur nëpërmjet medias dhe menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kryen verifikimet përkatëse lidhur me këto raste, ku ka rezultuar se në objektin e kultit të “Shën Gjergjit” e ndodhur në lagjen Nr.12 Korçë është vënë re një ikonë, pjesa e poshtme e të cilës ishte shkëputur dhe ndodhej pranë saj. Nga ekspertiza e kryer dhe informacionet e marra rezulton se kjo ikonë, ka qenë e ngjitur më parë (me silikon) dhe dyshohet se nga kushtet atmosferike apo lagështira një pjesë të jetë shkëputur. Nga kqyrja e objektit, nuk janë konstatuar  dëmtime fizike, çka përjashton mundësinë e dhunimit nga ndonjë person.

Ndërsa në arkën e Kishës së “Shën Marisë”, ku qytetarët dhurojnë vlera monetare, e ndodhur në lagjen Nr. 9, dyshohet se persona të paidentifikuar mund të kenë tentuar të hapin drynin me një çelës tjetër të papërshtatshëm, çka ka sjellë edhe bllokimin e tij. Arka nuk është hapur dhe nuk janë konstatuar dëmtime fizike të tjera të objektit. Në prag të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri 2018, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka hartuar një plan qe parashikon marrjen e masave shtesë duke rritur numrin e shërbimeve dhe kontrolleve të Policisë pranë objekteve te kultit, si dhe në ambiente ku ka shumë grumbullime qytetarësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY