‘Bomba’ e Schulz: Të formojmë ‘Shtetet e Bashkuara të Europës’ deri më...

‘Bomba’ e Schulz: Të formojmë ‘Shtetet e Bashkuara të Europës’ deri më 2025

120
0
Shares

Kreu i Social-Demokratëve të Gjermanisë, Martin Schulz, njëkohësisht rivali më i madh dhe partneri më i mundshëm qeverisës i kancelares Angela Merkel, ka lëshuar një deklaratë ‘bombë’ në kongresin e partisë së tij.

Nga Berlini, Schulz tha se Europa duhet të jetë më e bashkuar dhe federale, e për të realizuar këtë reformim duhet krijimi i “Shteteve të Bashkaura të Europës” deri në vitin 2025. “Dua një traktat kushtetues evropian që krijon një Evropë federale”, tha Schulz, ish-president i Parlamentit Evropian.

Ai argumentoi se një Evropë më e bashkuar do të ketë aftësinë të përballet me sfidat si ndryshimet klimatike apo menaxhimi i migrimit masiv, mund të detyrojë gjigantët e internetit, si Google dhe Facebook, të respektojnë të drejtat civile, ose mund t’i pengojë kompanitë e mëdha që t’iu shmangen taksave. “Evropa është sigurimi ynë jetësor”, nënvizoi partneri qeverisës i Merkel.

Duke ju referuar përparimit të nacionalistëve të krahut të djathtë, duke përmendur këtu fitoret e tyre në Gjermani, Austri, Danimarkë, Finlandë, Francë dhe Holandë, Schulz theksoi se vetëm një BE e fuqishme do t’i ndalte ata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY