FOTO/ Shqipëria renditet e parafundit në Europë për sigurinë energjetike

FOTO/ Shqipëria renditet e parafundit në Europë për sigurinë energjetike

124
0
Shares

Këshilli Energjetik Botëror ka publikuar së fundmi raportin e quajtur “World Energy Trilemma Index 2017”. Ky indeks ka për qëllim të masë qëndrueshmërinë energjike të një shteti duke u bazuar në tre shtylla kryesore: siguria energjetike, barazia dhe qëndrueshmëria ambientale.

Në renditjen e këtij viti, Shqipëria pozicionohet e 76-ta në botë ndër 125 vende të ekzaminuara, duke humbur kështu 4 pozicione në krahasim me vitin e kaluar. Në raportin e një viti më parë, Shqipëria renditej në vendin e 72-ta në Botë, ndër 130 vende të ekzaminuara, dhe në atë të 2014-ës renditej e 71-ta.

Në Europë, më keq se vendi ynë është vetëm Moldavia, e renditur e 94-ta, ndërkohë që me vendet e tjera të rajonit nuk ka garë. Shqipëria vlerësohet me notën CCA, ku secila germë i referohet një prej tre shtyllave kryesore.

Kjo do të thotë se, vendi ynë regjistron performancën më të mirë në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale, ndërkohë që në dy shtylla e tjera, atë të sigurisë dhe atë të barazisë energjetike mbetet në klasë.

Në atë të qëndrueshmërisë vendi ynë është i 20-ti në botë, ndërkohë që në atë të sigurisë renditet i 90-ti në bote dhe i 89-ti në atë të barazisë. Në të dy këtë indikatorë, Shqipëria ka qenë në vendin e 81-të dhe 85-të respektivisht në raportin e një vit më parë.

Gjatë muajve të fundit një sër institucionesh ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, banka Botërore por edhe Moody`s kanë vënë theksin te dobësia që ka vendi ynë në këtë sektor, duke qenë se është e varur thuajse në masën 100% nga burimet hidrike, pra kushtet e motit.

Thatësira e tejzgjatur e muajve të verës por edhe përmbytjet e ditëve të fundit thuajse në të gjithë territorin e republikës nxorën edhe njëherë në pah faktin se, siguria energjetike është një çështje që duhet adresuar sa më parë./Scan/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY