Një 36-vjeçar nga fshati Kotërr i Lezhës, është ndaluar nga policia, pasi po dhunonte bashkëshorten. Policia u njoftua përmes një telefonate për dhunën e ushtruar nga Andi P. Dhe arriti të parandalonte përshkallëzimin e konfliktit. Por, gjatë kontrollit të banesës, Policia ka zbuluar se dhunuesi e kishte mbushur plot me fara dhe boçe kanabisi.
Konkretisht, 460 fara kanabisi dhe 61 gramë lëndë bimore në formë boçe janë sekuestruar nga uniformat blu.“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Andi P., 36 vjeç, banues në Kotërr-Lezhë, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 130/a e 283/1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/