Romana Vlahutin largohet nga Tirana në gusht 2018, edhe zyrtarisht nuk arrin...

Romana Vlahutin largohet nga Tirana në gusht 2018, edhe zyrtarisht nuk arrin të shtyjë mandatin

226
0
Shares

Shërbimi i Jashtëm i BE-së (EEAS) ka konfirmuar se qëndrimit të ambasadores së BE-së Romana Vlahutin në Shqipëri i ka ardhur fundi. Mandati i saj do të përfundojë më 31 gusht 2018. Për Exit.al në përgjigje të një kërkese të bërë në bazë të të drejtës për liri të informacionit, EEAS konfirmoi se Vlahutin nuk arriti dot të shtyjë me një vit qëndrimin në Tiranë, edhe pse ajo e kërkoi formalisht diçka të tillë. Një lajm interesant është se BE kishte shpallur që para një viti aplikimin për vendin e kreut të Delegacionit në Tiranë. Sipas letrës së kreut të Divizionit për Çështjet Parlamentare të EEAS drejtuar Exit.al, afati i fundit për aplikim për pozicionin e ambasadorit të BE-së në Shqipëri ishte më 20 shtator 2017. Nuk dihet nëse BE e ka përgjedhur tashmë kryen e ri të delegacionit dhe se kur ajo apo ai do të lajmërohet publikisht si zëvendësues i Vlahutinit. Gjatë kohës që ka shërbyer në Shqipëri, statusi i diplomates që Vlahtuin gëzon në shërbimin diplomatik në Kroaci ka qënë i ngrirë, çfarë do të thotë se ajo mund t’i rikthehet karrierës së saj diplomatike në Kroaci. Vlahutin ka shërbyer për rreth 9 vjet si diplomate në Kroaci, duke arritur të ngrihet deri në nivelin e numrit dy të ambasadës së Kroacisë në Beograd. Ka shumë pak gjasa që Vlahutin të vazhdojë karrierën e saj në shërbim të EEAS apo të Komisionit Evropian, duke qënë se ajo ishte emërim politik i Kroacisë, si përmbushje e dy kutoave të emërimeve politike që BE i dha Kroacisë mbasi ajo u bë anëtare e BE-së. Kështu është e sigurtë që Vlahutin nuk do të luaj më asnjë rol në procesin e integrimit të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY