Rama pranon që “i ka dal shteti duarsh”: I dërgova letër 28...

Rama pranon që “i ka dal shteti duarsh”: I dërgova letër 28 liderëve të BE për t’i kërkuar që të luftojnë baronët tanë të drogës

223
0
Shares

Dështimin e Edi Ramës në betejën me kanabisin tashmë na e kanë faktuar shifrat që krerët e Guardia di Finannza dhe ministry i Brendshëm Italian paraqitën në sallën e Pallatit të Kongreseve, por këtë gjë kryeministri duket se e ka pranuar edhe vetë tashmë. Në opnionin që ka shkruar në prestigjozen Financial Time, Edi Rama duket i pafuqishëm për të zhvilluar me sukses aksionin antidrogë dhesi asnjëherë më parë në historinë e  Shqipërisë, e thotë hapur se I ka dërguar letër 28 drejtuesve të shteteve të BE-së, për t’iu kërkuar që të luftojnë drogën shqiptare. “Të premten unë u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës. Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj gjithashtu, duke përfituar nga drogat e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme, thuhet në letrën time”, shprehet Rama për FT. Ndërkohë ai bën publike edhe esencën e letrës së dërguar. “Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën në këmbim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë. Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne, dhe një betejë që duhet të fitohet”, shkruan Rama në letrën që i është drejtuar 28 vendeve të BE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY