Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Radio e Francës: A po shndërrohet Shqipëria në një narko-shtet në zemër të Europës?

10/11/2017
Radio e Francës: A po shndërrohet Shqipëria në një narko-shtet në zemër të Europës?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një nga mediat më prestigjioze të Francës, Radio France Internationale ka publikuar një shënim mbi çështjen e kanabisit në Shqipëri, ku me të drejtë ngre pyetjen: “Nëse Shqipëria po shndërrohet në një narko-shtet në zemër të Europës?”. “Ndërkohë që prodhimi dhe trafikimi i kanabisit ka shpërthyer në këtë vend prej disa vitesh, SHBA dhe vendet europiane kanë filluar të ushtrojnë presion gjithnjë e më të fortë mbi qeverinë e Edi Ramës”, thuhet në hyrje të artikullit me doza të larta kritike. Në shkrim theksohet se shqiptarët i kanë dorëzuar tokat bujqësore ne duart e narkotrafikantëve, që pasi Edi Rama erdhi në pushtet.

“Shqipëria ka qenë gjithnjë e njohur për prodhimin e kanabisit por me ardhjen në pushtet të Edi Ramës në 2013, prodhimi nga i përqendruar vetëm në jug, është shtrirë në të gjithë vendin, duke zbythur bujqësinë tradicionale. Fermerët kanë braktisur tokat e tyre, duke preferuar të punojnë në këto plantacione. Ky prodhim është dërguar masivisht në Itali dhe në një sasi më të vogël në Greqi”, theksohet në shkrim.

Radio internacionale e Francës nënvizon se 20 deputetë të qeverisë së majtë të Edi Ramës kanë rekorde kriminale dhe lidhje me botën e narkotrafikut.

“Jo vetëm policia mbronte prodhimin e kanabisit, por edhe bazat ajrore dhe detare të ushtrisë janë përdorur për të eksportuar drogën, ndërkohë që paratë e fituara janë përdorur për të financuar fushatën elektorale të PS së Edi Ramës. Rreth 20 deputetë socialistë kanë qenë të dënuar në të kaluarën për trafik droge ose për lidhje me trafikun e drogës. Në fund të tetorit, kushurinj të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, janë arrestuar në Sicili, ndërkohë që Prokuroria shqiptare ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit të brendshëm, por Edi Rama dhe partia socialiste kanë refuzuar heqjen e imunitetit”, nënvizohet aty.

Duke marrë në konsideratë deklaratat e ditëve të fundit të ambasadorit amerikan Donald Lu, gazetari thotë se janë ngritur tonet nga SHBA dhe BE që kërkojnë  “rezultate konkrete” në luftën kundër krimit të organizuar. Problem sipas artikullit është fakti që ky mesazh nuk ka shanse të dëgjohet nga qeveria.  Në fund shtrohet pyetja nëse kryeministri Edi Rama është ende i aftë të shkëputet nga kapja e rrezikshme prej kriminelëve dhe baronëve të drogës.

“Gjithashtu edhe trafiku i heroinës e kokainës përmes Shqipërisë, së ardhur nga Turqia dhe tranzituar në Maqedoni, është rritur. Ka të dhëna që klanet shqiptare janë duke marrë tregun e drogave të forta që më parë kontrolloheshin nga serbët dhe malazezët. Për një kohë të gjatë ambasadat perëndimore në Tiranë kanë mbyllur sytë, ndërkohë që Shqipëria prej disa vitesh ka hapur negociatat për anëtarësim në BE. Në fakt ato nuk donin të vinin në vështirësi Edi Ramën, të cilin e vlerësonin për retorikën e tij pro-europiane, i cili ishte perceptuar gjithashtu si një garant i stabilitetit të Shqipërisë dhe Ballkanit. Por dimensioni që ka marrë kultivimi dhe trafikimi i drogës e ka tronditur rëndshëm këtë pozicion të Shqipërisë. Raportet e fundit të Guardia di Finanza dhe të policisë doganore italiane janë të tmerrshme si edhe studimet më konfidenciale të shërbimeve sekrete të vendeve perëndimore. Në 30 tetor shefi i shërbimit sekret shqiptar ka dhënë dorëheqjen sepse ai nuk kishte mundur të suportonte presionet politike që i bëheshin për të penguar hetimin e trafiqeve të drogës”, përfundon artikulli.

Tags: droga shqiptarekrimi i organizuarnarko-shtet i Edi RamesRadio e Frances

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.