Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Paradise Papers”, për një javë zbulohen sekretet e bosëve të biznesit

05/11/2017
Skema si pastrojnë politikanët paratë, njëri nën hetim për mosjustifikim të pasurisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bizneset më të mëdha të botës, shefa shtetesh dhe figura të politikës, argëtimit dhe sporteve, që kanë dërguar pasurinë e tyre në parajsa të fshehta fiskale, do të zbulohen këtë javë.

Janë rreth 13.4 milionë dosje të zbuluara së fundmi që ekspozojnë ambientet globale në të cilat abuzimit me taksat lulëzon dhe mënyrat se si korporatat e mëdha mund të mbrojnë ligjërisht pasuritë e tyre.

Materiali, që ka ardhur nga dy kompani financiare të huaja dhe nga regjistrat e kompanive të 19 parajsave të taksave, është siguruar nga e përditshmja gjermane “Suddeutche Zeitung” dhe është ndarë me komitetin ndërkombëtar të gazetarëve investigative e me partnerë si BBC, Guardian e Neë York Times.

Projekti, që është quajtur “Paradise Papers”, zbulon se miliona para nga prona private e Mbretëreshës së Anglisë janë investuar në një fond të ishujve Kajman.

Ai nxjerr në dritë edhe marrëveshje të pjesëtarëve të kabinetit të Donald Trump, këshilltarëve dhe donatorëve, përfshirë pagesa nga një firmë që është në bashkëpronësinë e dhëndrit të Vladimir Putinit për grupin detar të sekretarit amerikan të tregtisë, Uilbur Ross.

Dokumentet tregojnë se si “Tëitter” dhe “Facebook” kanë marrë qindra miliona dollarë investime, origjina e të cilëve çon tek institucionet shtetërore financiare ruse; Dokumentet tregojnë se Korporata të mëdha shumëkombëshe, përfshirë Nike apo Apple, evitojnë në mënyrë agresive taksat dhe se si shumë emra të njohur të industrisë së filmit dhe televizionit mbrojnë pasurinë e tyre nëpërmjet skemave të evazionit përtej detit.

Zbulimet do të shtojnë presionin mbi liderët botërorë, mes të cilëve presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May, që kanë premtuar se do të godasin skemat e evazionit fiskal. Për këtë investigim, kanë punuar më shumë se 380 gazetarë, të cilët për vit kanë kombinuar dhe kontrolluar të dhënat që shtrihen në 70 vite. Top Channel

Tags: panama papersparadise papersparajsat fiskale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.