Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha pret delegatët e OSBE-ODIHR: Antimafia konfirmoi shitblerjen e votës me paratë e krimit

31/10/2017
Basha pret delegatët e OSBE-ODIHR: Antimafia konfirmoi shitblerjen e votës me paratë e krimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim kreun e delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR për zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2017, Peter Tejler mbi përfundimet e raportit të misionit. Kreu i opozitës e konsideroi shumë të rëndësishëm raportin, i cili ka dokumentuar shqetësimet ngritura nga opozita. Raporti konstaton shkelje të rënda të cilat kanë deformuar vullnetin e shqiptarëve, duke nisur nga shitblerja e votës, presioni mbi zgjedhësit, presioni mbi administratën dhe mbi biznesin, përdorimi masiv i shtetit në shërbim të partisë në pushtet, cënimin e lirisë dhe sekretit të votës, etj.

Raporti evidenton se individë me rekorde të tmerrshme kriminale luajtën një rol domethënës në fushatë. Kjo u vu re edhe gjatë ditës së zgjedhjeve në bashkëpunimin e kontigjentit kriminal me shtabet e partisë në pushtet. Kryetari i opozitës nënvizoi faktin se përgjimet e Antimafias italiane konfirmojnë se roli i krimit dhe parave të drogës në shitblerjen e votës dhe kërcënimin e votuesve, përbën problemin më të madh të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira në vend.
Basha vlerësoi që këto shqetësime janë tashmë rekomandime prioritare nga OSBE/ODIHR-it. Ai u shpreh se Reforma Zgjedhore është prioritet për Partinë Demokratike dhe është kërkuar të nisë puna menjëherë me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Gjithashtu, vonesat dhe mungesa e vullnetin nga ana e qeverisë mund të cënojë procesin për një hartuar një reformë tërësore.
Kreu i opozitës kërkoi mbështetjen dhe eskpertizën e misionit të OSBE/ODIHR-it për implementimin e rekomandimeve. Reforma Zgjedhore duhet të përballet me shumë prej problematikave të shumta të procesit si lista e zgjedhësve, sistemin e adresave, përdorimin e financimeve dhe individëve me rekorde kriminale, përdorimin e pushtetetit, votën e emigrantëve dhe mbi të gjitha shit-blerjen e votës.
Votimi dhe numërimi elektronik është kërkesa dhe kushti parësor i opozitës shqiptare. Kreu i opozitës tha se votimi dhe numërimi elektronik do të eleminojë shumë prej problemeve. Basha tha se Partia Demokratike kërkon me ngulm një reformë tërësore që jo vetëm të adresojë e të zgjidhjë problemet e mëdha të procesit, por edhe të fuqizojë të drejtën e qytetarëve për të vendosur si dhe të kufizojë pushtetin e kryetarëve të partive. Po ashtu, ngritja e një institucioni të pavarur nga qeveria për të ndalur presionet dhe abuzimet mbi administratën është e domosdoshme, ashtu si ndjekja dhe penalizimi fort i çdo rasti të evidentuar për shit-blerje vote.
Kryetari Basha mori mbështetjen e Ambasadorit Tejler për një bashkëpunim të plotë me OSBE/ODIHR-in, me eskpertët e tyre më të mirë për të asistuar në hartimin e reformës zgjedhore.

Tags: BashaODBEodihrPRITJE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.