Fatkeqësia në Çikago në 1979, ky njeri e pa në ëndërr aksidentin...

Fatkeqësia në Çikago në 1979, ky njeri e pa në ëndërr aksidentin ajror 9 ditë para se të ndodhte

173
0
Shares

Një nga fatkeqësitë më të këqija në historinë e aviacionit, goditi Aeroportin O’Hare në Çikago në 25 maj të vitit 1979. Në atë ditë të tmerrshme, një avion ”DC-10” i linjës “American Airlines”, u përplas në momentin kur po ngrihej nga toka, duke vrarë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin. Katastrofa shokoi të gjithë vendin, por për një nëpunës i moshës së mesme nga Sinsinati, Ohajo, kjo ngjarje nuk ishte një surprizë. Duke filluar nga data 16 maj, Dejv Both, që punonte për një agjenci e cila jepte makina me qira, ëndërronte çdo natë një aksident ajror katastrofik. “Ëndrra fillonte”-do të shkruante ai më vonë “me mua që po shihja një fushë nga këndi i një godine njëkatëshe”. “Ndërtesa ishte me tulla të verdha dhe një çati me rrasa guri. Në dritaret, që ndereshin mbi fushë, duke sikur kishte letra të prera. Unë kisha përshtypjen se ajo ishte një shkollë, apo ndoshta edhe një fabrikë. Prapa kishte një parking me një rrugë me pemë që sillej rrotull ndërtesës, dhe pastaj bashkohej me rrugën kryesore pas meje. Kështu unë shtrij vështrimin mbi fushë dhe shoh një rresht pemësh të sistemuara nga veriperëndimi në juglindje. Është pasdite pasi dielli është në perëndim e sipër. Duke parë mbi rreshtin e pemëve në verilindje, shquaj një avion të madh në fluturim. Përshtypja e parë që kam, duke qenë kaq afër, është se avioni duhet të bëjë shumë më tepër zhurmë sesa në fakt po bën. Kuptoj se duhet të ketë probleme me motorin. Më pas avioni fillon të anojë nga ana e djathtë, ndërsa krahu i majtë ngrihej më shumë në ajër, shumë ngadalë dhe në fund avioni përplaset pingul me tokën. E shoh teksa u përplas sikur të isha saktësisht sipër tij, jo anash apo prapa. Në momentin e përplasjes ndodh një shpërthim i madh. S’mund të gjej dot fjalë për ta përshkruar atë shpërthim … i tmerrshëm. Gjëmimi shuhet dhe unë zgjohem. Avioni që pashë në ëndërr ishte një i linjës ”American Airlines”.

Fatkeqësia ndodhi 9 ditë pas fillimit të ëndrrave të Both, kur avioni “DC-10” i “Amerikës Airlines”, u rrëzua pak pas ngritjes nga Çikago në orën 3 e 15 minuta në Çikago. Një nga motorët kishte pësuar difekt, menjëherë pas ngritjes dhe avioni kishte humbur lartësi, duke u rrëzuar në një aeroport të braktisur ngjitur me O’Hare.

Dëshmitarët e përshkruan si surreale heshtjen e avionit, sikur edhe dy motorët e tjerë të kishin pushuar së funksionuari. Përveç kësaj, avioni u kthye pingul me token, duke goditur në fund krahun e tij të majtë. Pastaj ai shkatërroi një hangar dhe shpërtheu, duke lëshuar një flakë 100 metra të lartë. Pritshmëria nga parandjenjat të Both, nuk mbështeten vetëm tek besueshmëria e tij.

Kur ëndrrat filluan të përsëriten, ai ishte aq i shqetësuar saqë kontaktoi me “American Airlines”, ashtu edhe Kullën e Menaxhimin të trafikut ajror në Sinsinati. Ata nuk i dhanë shumë rëndësi telefonatës, dhe kështu Both morri në telefon  Drejtorinë Federale të Trafikut Ajror, zyrtarët e të cilës morën shënime mbi përshkrimin e detajuar. Ato shënime iu dorëzuan Institutit të Sektorit të Parapsikologjise në Durham, Karolinën e Veriut, ku studiuesit e hetuan rastin. Ëndrrat shqetësuese të Both përfunduan ditën e katastrofës./Bota.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY