Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Tahiri mund të tund letra për militantët, por hetimi është detyrë e Prokurorisë shqiptare”

24/10/2017
“Tahiri mund të tund letra për militantët, por hetimi është detyrë e Prokurorisë shqiptare”
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka reaguar zyrtarisht sot, pas pretendimeve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për mos-hetim nga Prokuroria e Katanias.
Sipas deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeajt, Saimir Tahiri mund të tund letra për militantët, por hetimi është detyrë e Prokurorisë shqiptare.
“Pikërisht, këtë detyrë të prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare, Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e pengojnë, duke mos pranuar kërkesën e saj.
Aktakuza e antimafias italiane për Tahirin janë 1800 faqe prova, dëshmi, dhe fakte të drejtësisë italiane tregojnë përfshirjen direkte të Tahirit dhe përfitimet e tij në miliona euro nga trafiku i tonelatave me drogë.
Çdo qytetar shqiptar do të ishte në burg me këto prova”, deklaroi midis të tjerave Alibeaj.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt
Letra që nxori sot Saimir Tahiri mund të tundet për militantët e oborrit por për askënd tjetër.
Prokuroria e Katanias, ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës, sepse ata janë kapur duke e kryer aktivitetin kriminal në territorin e tyre, në Itali.
Prokuroria e Katanias, nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë Ministrin në Tiranë, që mbështet, lehtëson dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës.
Kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare.
Pikërisht, këtë detyrë të prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare, Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e pengojnë, duke mos pranuar kërkesën e saj.
Aktakuza e antimafias italiane per Tahirin janë 1800 faqe prova, dëshmi, dhe fakte të drejtësisë italiane tregojnë përfshirjen direkte të Tahirit dhe përfitimet e tij në miliona euro nga trafiku i tonelatave me drogë.
Çdo qytetar shqiptar do të ishte në burg me këto prova.
Por Saimir Tahiri jo, sepse ka imunitet, dhe sepse e mbron Edi Rama.
Arsyet pse e mbron Edi Rama, tashmë janë të qarta për këdo. Sepse është i kapur, sepse Tahiri nuk do të rrinte duarkryq, por siç ia ka bërë të ditur, do të nxirrte provat dhe materialet që ka për përfshirjen direkt të Edi Ramës, të familjarëve të tij, të ministrave të tij, në afera të rënda kriminale.
Ndaj, Edi Rama jo vetëm nuk miratoi kërkesën, çka pritet ta finalizojë nesër në Parlament me votën kundër, por edhe më shumë, ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj prokurorisë.
Një sulm frontal, të pa principtë, dhe shantazhe të njëpasnjëshme, ku dallon këtu kërcënimi ndaj dëshmitarit që ka prokuroria e krimeve të rënda, për lidhjen e Tahirit me Habilajt.
Ndërkohë që ndaloi drejtësinë të bënte punën e saj, Edi Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin me bandën e trafikut të drogës.
Parlamenti shqiptar nesër ka provën, nëse do të zgjedhë drejtësinë dhe barazinë para ligjit, apo do të zyrtarizojë dy standardet e Ramës, e do të marrë në mbrojtje krimin.
Partia Demokratike dhe opozita qëndrojnë në anën e drejtësisë dhe barazisë para ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.