Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI/ BB: Gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri

24/10/2017
Ndihma ekonomike, 79.500 familje me lëmoshë, qarku i Elbasanit më i varfri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përkundër performancës së pretenduar të ekonomisë, në Shqipëri varfëria ka mbetur e lartë dhe të ardhurat për frymë për gjysmën e popullsisë nuk e kalojnë shifrën 5 dollarë në ditë.
Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, mbi 181 mijë persona në Shqipëri jetojnë me 3 dollarë në ditë, ndërsa mbi 20 mijë të tjerë janë poshtë këtij kufiri, në kushtet e varfërisë ekstreme me vetëm 1.9 dollarë në ditë.
Banka Botërore vlerëson se varfëria e moderuar, që nënkupton një matje e nivelit të jetesës me 5.5 dollarë në ditë është mjaft e përhapur në Shqipëri.
Sipas raportit, 32.8% e popullsisë ose rreth 1 milion persona i plotësojnë nevojat e tyre të jetesës me rreth 5 dollarë në ditë.
Banka konstaton se megjithëse varfëria në Shqipëri ka ardhur në ulje, krahasuar me vendet e rajonit, treguesit në këtë drejtim janë të dobët. Në raport theksohet se rënia e varfërisë ka qenë më e shpejtë në shtresën e popullsisë që jeton me 5 dollarë në ditë, ndërsa në grupin që jeton në varfëri ekstreme, rënia ka qenë më e ngurtë.
Në këto kushte, BB i rekomandon qeverisë që të ketë në vëmendje rritjen e vazhdueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës, që janë dy faktorët kryesore për uljen e varfërisë. Banka vlerëson se rritja ekonomike e Shqipërisë u forcua në 3.4% në 2016 dhe parashikohet të jetë mesatarisht 3.5% përgjatë dy viteve në vazhdim.
Por në të ardhmen, Banka Botërore sheh me risk eksportet e Shqipërisë dhe flukset e investimeve të huaja, duke i përkthyer më tej në të ardhura më të ulëta tatimore, më pak investime publike dhe për rrjedhojë me një rritje më të ulët ekonomike. Sipas Bankës Botërore, për të siguruar stabilitetin makroekonomik, vendit i nevojiten më shumë reforma strukturore dhe përmirësimi i klimës së biznesit.

Varfëria në Shqipëri
20 300 persona jetojnë me 1.9 dollarë në ditë
181 225 persona jetojnë me 3 dollarë në ditë
1 milion persona jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.