Zbulohet pse u irritua Edi Rama me prokurorët e Krimeve të Rënda, aq sa u detyrua t’ju kërkojë atyre “të mos flasin”
Një pjesë e deklaratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku i kujtonte kryeministrit shqiptar, arrestimin dhe dënimin e ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, ishte fraza që trembi irritoi Edi Ramën.
“Prokuroria për Krime të Rënda ka pasur kënaqësinë, disa kohë më parë, të dëgjojë përvojën e homologëve të saj në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi. Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende, si Rumania e të tjerë”, thuhet midis të tjerave në deklaratën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/