VIDEO/ Shpërthen Rama, bën avokatin: Saimir Tahiri nuk e meriton arrestimin, ka...

VIDEO/ Shpërthen Rama, bën avokatin: Saimir Tahiri nuk e meriton arrestimin, ka qenë ministri më popullor

135
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, ka zyrtarizuar kthesën e ti, në raport me akuzat ndaj Saimir Tahirit, duke bërë avokatin e tij sot dhe duke e marrë në mbrojtje politikisht ish-ministrin “më të suksesshme” të Brendshëm.
Ndërsa për ish-ministrin e tij Saimir Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrestimin pas dyshimeve për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës, Rama e ka shpallur të pafajshëm atë, në argumentin se “Saimir Tahiri nuk e meriton arrestimin, ka qenë ministri më popullor”.
Më tej Rama, dha edhe një leksione drejtësie, duke ju referuar “TË drejtës romake”.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama, ju imponoi deputetëve socialistë, mbrujtjen “në bllok” të ish-ministrit të Brendshëm. DRONI.al

Fjala e kryeministrit Edi Rama
A është i pafajshëm Saimir Tahiri?! Pas prindërve të tij, unë jam i pari që dua pafajësinë e tij! Ai është njeriu i parë që hyri në selinë e PS me ambicie të fortë. Nuk i kam ndërhyrë kurrë në detyrën e vështirë që mori përsipër.
I dhashë një përgjegjësi të madhe dhe asnjë ministër i Brendshëm nuk kishte pasur asnjëherë kaq shumë në dorë. Për të vendosur rregull në atë trup të shkrehur dhe për të luftuar kriminalitetin dhe imazhin qesharak të policit,nuk mund të ishe një prift me mjekër të rruar si paraardhësit e tij. Është e vërtetë ajo që Saimiri e përsërit se ishte ministri më jetëgjatë, jo se ishte i afërt me mua por se unë pak nga pak dhe PS-ja i dhamë besim të jashtëzakonshëm dhe nuk ia kursyem mbështetjen për ta drejtuar Ministrinë e Brendshëm si drejtuesi më i pa kontensueshëm për të ndërtuar një Polici Shteti të denjë për këtë vend. Nuk është disa sot për të thënë sesa shumë fitoi vendi dhe njerëzit nga kjo linjë jo-tradicinale.
Nuk jemi mbledhur ta dekorojmë ministrin më jetëgjatë në atë karrige që për shumëkënd ka qenë elektrike dhe paralizuese.
Jemi mbledhur se çfarë duhet të bëjmë ne me kërkesën e Prokurorisë, që nuk mjaftohet me kërkesat shtrënguese, por kërkon dhe arrestimin e Saimir Tahirit.
Unë nuk do të flas për të vërtetën e Saimir Tahirit, por për të vërtetën time. Me një vrap të madh dhe një paraqitje komike si të Mister Bean.
“Pritej që unë t’i bashkohem qëndrimit të prerë kundër një gjyqi farsë, që i ngjan një farse të inskenuar nga amatorë inatçinj. E kanë bërë gjithmonë: i bëhej atij përgjithmonë i njeri gjyq nga prokurorë të veshur si deputet”.
Deri në këtë sekondë, ajo që kemi parë është një kopje surrogate e gjyqit politik që ne kemi parë 4 vjet në parlament.
Për mua pyetja a është i pafajshëm Saimir Tahiri mbetet. Do të më mbetet gozhdë derisa të marr përgjigje.
Përgjigjen e Saimir Tahirit e kam dëgjuar edhe sy më sy edhe në publik. Është fiks siç e keni dëgjuar ju.
Me makinën kam gabuar, por pa asnjë gabim apo dashje, duke mos më shkuar mendja gjëkundi për pasojat. Absolutisht nga ato që thuhet nuk janë të vërteta. Zero.
Por mua sot nuk më mjafton dot përgjigja e Saimir Tahirit. Sepse akuzat janë gatuar nga duart e një organi ligj-zbatues.
Nuk dua ta di se çfarë do të thonë, nëse e lëshoi Tahiri, e pësoi Saje Qorri… Dhe më vjen shumë mirë që Saimir Tahiri e ka thënë shumë qartë se nuk ka nevojë për askënd nga ne të bëjë avokatin e tij.
Ku u gjet ky zell nga Prokuroria për të arrestuar një deputet p e dëgjuar me prova të dyshimta? Kurrë nuk e lëvizi një gisht kjo prokurori me një emër kaq të madh dhe një bilanc kaq memec? Ku u gjet kurajua të sfidosh Kushtetutën duke i prerë fletën e burgut një deputeti me letra bakalli që edhe bakalli do të ofendohej kur përfundon me e tjerë?
Për llogari të kujt? Deshën t’ia shesin këtë faturë, një deputeti. Çfarë jemi ne për këta “faturistët e arrestit”?

Vijon…

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155247829546523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY