HABILAJT & TAHIRI/ Rama dërgon Xhafajn me urgjencë në Itali

HABILAJT & TAHIRI/ Rama dërgon Xhafajn me urgjencë në Itali

201
0
Shares

Pas publikimit të dosjes së trafikut të drogës nga vëllezërit Habilaj, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është nisur drejt Italisë.
Xhafaj udhëtoi drejt vendit fqinj me arsyen e një vizite pune, por nuk ka detaje për axhendën e kësaj vizite shkruan Lapsi.al. Udhëtimi vjen menjëherë pasi mazhoranca vendosi të bllokojë arrestimin e Saimir Tahirit, ish-Ministrit të Brendshëm që akuzohet se ka dhënë garanci për trafikun e drogës drejt Italisë.
Në dosjen e Gjykatës së Katanias, Saimir Tahiri përmendej disa herë nga trafikantët e drogës, si njeriu që fitonte 5 milion euro në muaj nga shitja e kanabisit.
Tahiri e ka pranuar se ishte ai njeriu që përmendej nga Moisi Habilajt, por e ka quajtur atë një kriminel dhe një barbon, bisedat e të cilit nuk provojnë asgjë.
Axhenda e Xhafajt në Itali është ende sekret dhe me gjasë nuk do të zbulohet. Të mërkurën priten debate të ashpra në Kuvend, kur do të votohet për imunitetin e Saimir Tahirit.
Kryeministri Edi Rama shprehu qartë qëndrimin e mazhorancës për të mos i hapur rrugë arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, i cili u përjashtua nga grupi i deputetëve të PS dhe u shkarkua nga funksionet në PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY