Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Zbulohet ndërmjetësja shqiptare në bandën e Habilajve

23/10/2017
PËRGJIMET/ Biseda midis vëllezërve Habilaj: Porositë që më dha “shefi i madh” në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banda e Habilajve ka qenë në përgjim nga autoritetet italiane edhe gjatë vitit 2017. Në janar të 2017-s, Gjykata e Catanias ka rinovuar lejen që Policia të ushtrojë përgjimet telefonike dhe ato ambientale mbi bandën e Moisi Habilajt.
“Panorama” shkruan sot se sipas dokumentit të Prokurorisë italiane, në skenën e bandës kishin dalë disa personazhe të reja, si shoqëruesja e Moisi Habilajt në udhëtimet në Sicili, Brunilda Alikaj.
Kjo e fundit nga përgjimet (faqja 351) rezulton të jetë eksperte telekomunikacioni dhe në një rast udhëzon bashkëpunëtorin e Moisi Habilajt, Maridian Sulajn, që të tregohet i kujdesshëm me përdorimin e telefonit, sidomos në Itali.
Alikaj shërbente si ndërmjetëse mes Moisi Habilajt dhe Maridian Sulajt, në mënyrë që këta të dy të mos kishin komunikim të drejtpërdrejtë, pasi kishin dyshimin që ishin nën përgjim.
Madje, ata kishin sofistikuar dhe mënyrën e komunikimit mes tyre, duke përdorur citofonët e rezidencave në mënyrë që të mos regjistroheshin bisedat mes tyre.
Efektivët e policisë që mbikëqyrnin bandën e Habilajve arritën të siguronin prova dhe të zbulonin transportin e lëndëve narkotike që banda e Habilajve po organizonte në zonën e Portopalos.
“Në udhëtimin e tij të fundit në Sicili, Moisi Habilaj ka qenë i shoqëruar në këtë rast nga një bashkatdhetare, e njohur si Brunilda Alikaj. Nga verifikimet e SDI, nga përgjimet u zbulua se Moisi Habilaj, pasi zbarkoi në Brindisi, në darkën e 12. 01. 2017, ka kontaktuar menjëherë Angelo Busaccan dhe është drejtuar në zonën e Modicas, më 13. 01. 2017”, thuhet në përgjimin e Policisë italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.