Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEUTSCHE WELLE/ Rasti Tahiri: Opozita e indinjuar, qeveria pret prova

21/10/2017
EMRAT/ Mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ja deputetët që kanë në dorë “fatin” e Saimir Tahirit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtyrjen e mbledhjes së Këshillit për Mandatet dhe Imunitetet për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, opozita e sheh si sulm ndaj drejtësisë. Këshilli mblidhet sërish të shtunën.

Përgjimet katërvjeçare të hetuesve italianë dhe goditja e grupit të narkotrafikut me emrin Habilaj kanë vënë në shënjestër ish-ministrin e Brendshëm, deputetin aktual socialist, Sajmir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të rënda kërkoi heqjen e imunitetit të deputetit socialist, për t’i hapur rrugë hetimeve. Kjo çështje ka ndezur debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë. Të shtunën Këshilli i Mandateve mblidhet sërish për të vendosur për heqjen ose jo të imunitetit të Tahirit.

Pas shtyrjes së mbledhjes ishte kryetarja e LSI-së në opozitë, Monika Kryemadhi, ajo që i bëri thirrje kryeministrit Rama të heqë dorë nga sulmet ndaj drejtësisë. Ajo u shpreh për mbledhjen e së premtes që u zhvillua për heqjen e imunitetit se „duhej të ishte më e shkurtra në historinë e parlamentarizmit.”

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi shtyrjen e mbledhjes si përpjekje për të fituar kohë. „Përgjimet tregojnë qartë, se Tahiri merrte shuma të mëdha parash për mbrojtjen që i ofronte kësaj bande”, ka thënë Basha duke sulmuar kryeministrin. „Me Ramën nuk mund të ketë drejtësi”.

Sajmir Tahiri SP Albanien Parlament (DW)

Përplasje mazhorancë-opozitë

Mbledhja në Këshillin e Mandatave të premten u shoqërua nga përplasje të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Deputeti socialist, Bledar Çuçi e cilësoi farsë këtë kërkesë të ardhur nga prokuroria. „Por jemi këtu për të respektuar procedurat parlamentare”, tha ai. Ndërsa deputeti demokrat, Enkeled Alibeaj u kundërpërgjigj duke e cilësuar qëndrimin e deputetëve socialistë si „alibi të radhës për pandëshkueshmërinë.” „Po vendosni ta shtyni. Zoti kryetar po shkelni procedurën.”

Kryeministri Rama kërkoi provat deri në fund për ish-ministrin e tij. Në rrjetet sociale ai shkroi se „deri këtu…muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.