Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Italianët dy hetime për ish-ministrin e Brendshëm, përgjime dhe foto të Saimir Tahirit me Habilajt

20/10/2017
Basha: Kushëriri i Saimir Tahirit, Moisi Habilaj, provë e lidhjeve të Edi Ramës me mafien
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dosjet e mbërritura sonte nga Italia, i përkasin një hetimi tjetër italian, për Saimir Tahirin dhe bandën e Habilajve.
Kjo dosje vjen nga Antimafia e Leces dhe i bashkëngjiten dosjes së ardhur pak ditë më parë, nga homologët e tyre të Catanias.
Sipas gazetares Klodiana Lala, mësohet se janë dy hetime për Saimir Tahirin nga Italia, nga Antimafia e Catanias dhe nga ajo e Leces.
Nga studio e emisionit “Studio e Hapur” e Eni Vasilit në TV “News 24”, gazetarja Klodiana Lala sqaron se
hetimi i përbashkët italo-shqiptar, nga Antimafia e Leces, ka nisur disa kohë më parë dhe se për këtë hetim kanë dijeni vetëm pesë prokurorë shqiptar.
Gazetarja “hodhi bombën”, kur deklaroi se dosja e mbërritur sonte, përmban prova të rëndësishme si përgjime ambientale dhe fotografi, të Saimir Tahirit me Habilajt.
“Vetëm një orë më parë mbërriti një dosje nga Italia. Nuk e di me numra faqes. Prokuroria e Antimafias së Leçes ka sjell një dosje për çështjen ‘Habilaj’ një material voluminoz. Janë dy hetime të ndryshme. Një hetim nga Gjykata e Catanias, dhe një tjetër nga ajo e Leçes. Kjo çështje që unë flas është një hetim i përbashkët italo-shqiptar, që do harmonizohet me grupin Habilaj. Prokuroria thotë se ka prova. Kur them për prova, sipas prokurorëve ka përgjime ambientale, foto dhe takime të Tahirit me Habilajt. Mbetet për t’u parë. Fakti që këto prova kanë ardhur në rrugë ligjore dhe procedurale, juristët e kuptojnë se janë prova të mirëfillta. Nuk e di nëse kjo dosje do të çohet në Komision”, tha Lala.
Biles Lala, më herët kishte përmendur në fakt, sipas të cilit, Antimafia e Leces ka fotografuar Saimir Tahrin duke udhëtuar me makinën AA 003 GB.
Sipas gazetares, ky fotografim është bërë pasi ish-ministri i Brendshëm pretendon se e kishte shitur makinën, ndërsa për strukturat e antikrimit italian, me këtë makinë është identifikuar se lëvizte Artan Habilaj. DRONI.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.