Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e djeshme një takim ‘kokë më kokë’ me Saimir Tahiri. Burimet e cituara nga media, thonë se takimi është zhvilluar dje pasdite në orën 15:30 minuta dhe vendi ka qenë kryeministria.
Takimi është shoqëruar me debate dhe ngritje zëri, kryesisht nga kryeministri Edi Rama
Rama i ka kërkuar Tahirit një përgjigje në lidhje me pozicionet e tij, tani pas publikimit të dosjes “Habilaj”, ku përmendej edhe emri i tij.
Tahiri është kreu i Partisë Socialiste në Tiranë dhe koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen në PS. E me sa duket Rama ka kërkuar dorëheqjen nga këto detyra të Tahirit.
Por në takimin e djeshëm nuk ka pasur asnjë hap pas nga ish-ministri. Pritet që në orët në vijim të ketë edhe një vendim të tijin në lidhje me marrëdhënien me PS-në dhe mandatin e deputetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/