Basha “ia lë topin” Ruçit: Mblidh urgjent Kuvendin, ti hapet rruga arrestimit...

Basha “ia lë topin” Ruçit: Mblidh urgjent Kuvendin, ti hapet rruga arrestimit të Tahirit

208
0
Shares
Foto, Gramoz Ruci dhe Saimir Tahiri ne Kuvend

Pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahirit, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha. Ai i ka bërë thirrje Kuvendit për të votuar menjëherë heqjen e imunitetit te ish-minsitrit të Brendshëm për t’i hapur rruge arrestimit te tij.
Sipas Bashës çdo deputet duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën.
“Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë, në fakt që prej këtij momenti qeverisja e Edi Ramës ka mbarur de facto. Çdo ditë e qëndrimit të tij si kryeministër është agoni. Rama sot është i vdekur politikisht, është një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i çekuilibruar. PS është e vdekur nëse nuk shkëputet nga Rama”, tha Basha.

Deklarata e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo ka njoftuar depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin e banesës të deputetit Saimir Tahiri.
I bëj thirrje Kuvendit të veprojë menjëherë.
I bëj thirrje Kuvendit të mbledhë menjëherë Komisionin e Mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë.
Çdo minutë, çdo orë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave.
Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm, çdo deputet në Kuvendin e Shqipërisë që ndihet përgjegjës para tyre, të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë. Në fakt, që prej këtij momenti, qeverisja e Edi Ramës ka mbaruar de fakto.
Çdo ditë e qëndrimit të tij si kryeministër është agoni për të gjithë Shqipërinë. Vetë Edi Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i ç’ekulibruar.
Partia Socialiste është sot në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të Partisë Socialiste. Thirrja ime është për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Mandateve, dhe të seancës plenare, për të votuar heqjen e imunitetit, që do ti hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit. Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Koha nuk pret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY