Prokuroria kundër ministrit të Brendshëm: Dosja “Habilaj”, shqiptare

Prokuroria kundër ministrit të Brendshëm: Dosja “Habilaj”, shqiptare

685
0
Shares

Dosja e Gjykatës së Katanias në të cilën trafikantë droge italo-shqiptare përmendin dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, do të bashkohet në një dosje të vetme me një dosje tjetër në hetim ndaj vëllezërve Habilaj nga Vlora, si drejtuesit e një grupi të strukturuar.
Ndërkohë që për këtë arsye prej muajsh për të zbërthyer këtë grup funksionon një Task Force e posaçme me tre prokurorë të Krimeve të Rënda dhe prokurorë të Leçes.
Prokurori Vladimir Mara po heton dosjen e veçuar të Treblovës, në të cilën u bllokuan 23 ton hashash, ndërkohë që prokurorët Përparim Kulluri dhe Pranvera Hoxha janë pjesë e Task Force që po hetojnë mënyrën e sofistikuar të funksionimit të grupit dhe mënyrën se si ata komunikonin me njëri-tjetrin për ndarjen e detyrave.
“Një javë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për një grup trafikantësh droge, mes tyre edhe për një oficer policie të shpallur në kërkim. Por ndërkohë prokuroria veçoi dosjen për vëllezërit Habilaj që dyshohen të jenë zotërues të këtyre parcelave mes fshatrave Treblovë e Vezhdnanisht, parcela të asgjësuara verën e 2016”, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Për operacionin e Italisë mbi grupin e trafikantëve në Shqipëri janë të shpallur në kërkim dy persona, të dyshuar si anëtarë të rrjetit.
Por ndërkohë kjo nuk është çështja e vetme ku po hetohet kultivimi i Kanabis Sativës në Shqipëri. Prokurorët kanë aktualisht nën hetim edhe një dosje të Guardia di Finanzes ku detajohen misionet e fluturimit për vitin 2016.
Ndërkohë, më herët sot, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duke folur mbi dosjen “Habilaj”, nuk përmendi as paraardhësin e tij në detyrë, ndërsa “e bëri dalje” këtë dosje duke thënë se kjo është një çështje që i takon vetëm drejtësisë italiane.
“Ajo është një çështje që nuk i përket Policisë së Shtetit. Është çështje e iniciuar nga drejtësia italiane. Unë besoj se nuk bëj pjesë te ata njerëzit që kanë qejf të flas pa fund e për asgjë. Kur janë çështje që i përkasin drejtësisë nuk ka pse flet Ministria dhe ministri”, deklaroi Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY