Basha: Ja 3 vendimet frontit të bashkuar opozitar

Basha: Ja 3 vendimet frontit të bashkuar opozitar

145
0
Shares

“Falënderoj të gjitha partitë politike që ju përgjigjën thirrjes sime për një tryezë të përbashkët të spektrit politik opozitar.
Vendimi i tryezës opozitare, është krijimi i një fronit të bashkuar opozitar kundër krimit.
Ftesa qëndron e hapur për çdo parti politike dha faktor shoqëror, intelektualët, shoqërinë civile, botën akademike, përfaqësues të medieve… Fronit opozitar kërkon: Largimin e kryeministrit Edi Rama dhe; krijimin e një qeverie antimafia. Fronti kërkon edhe garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. Këto janë tre vendimet e sotme”, u shpreh sot, midis të tjerave, kreu i PD-së Lulzim Basha, në përfundim të tryezës së përbashkët opozitare.

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas tryezës së Frontit të Bashkuar Opozitar

Fronti i Bashkuar Opozitar nga kjo tryezë ka dalë me një vendim të përbashkët dhe një qëndrim të përbashkët, që sapo i është shpërndarë mediave dhe opinionit publik.
Vendimi është; krijimi i një Fronti të Bashkuar Opozitar kundër krimit, pjesë e të cilit me efekt të menjëhershëm janë të gjitha partitë politike që iu përgjigjen thirrjes time në këtë tryezë dhe ftesa qëndron e hapur për çdo parti tjetër politike dhe çdo faktor tjetër shoqëror, në veçanti për intelektualët e këtij vendi, shoqërinë civile, botën akademike, përfaqësuesit e medias.
Sepse, Shqipëria ndodhet para një gremine të vërtetë.
Si ndihet dikush që ka denoncuar 4 vite me radhë lidhjet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij me krimin, kur këto faktohen dhe provohen, siç ndodhi me skandalin e djeshëm që është maja e ajsbergut të të vërtetave tronditëse për narko-shtetin dhe drejtuesin e këtij narko-shteti që është Edi Rama?
Këtë pyetje, nuk ia bëj thjesht vetes time, por dhjetëra-qindra shqiptarëve të ndershëm, që nga oficerët e ndershëm të Policisë, simboli i të cilëve sot është Dritan Zagani, tek gazetarët kurajozë dhe përfaqësuesit e tjerë të ndershëm, të organizatave joqeveritare dhe të faktorit politik që, për 4 vite me radhë, në krah të Partisë Demokratike dhe të opozitës kanë bërë betejë kryesore luftën për shembjen e kupolës mafioze-politike të drejtuar nga Edi Rama.
Sot shqiptarët kanë provat e pakundërshtueshme të kësaj marrëdhënie krim dhe politikë, kanë provat e pakundërshtueshme se përfituesi kryesor i kanabizimit të vendit, i qindra-milionë eurove të drogës, është vetë Edi Ramës.
Kanë prova, se këto para janë përdorur për të kriminalizuar zgjedhjet përmes shitblerjes së votave dhe përdorimit të bandave kriminale për tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.
Pyetja që i shtron vetes çdo shqiptar sot është:
Çfarë do të bëjmë më tej?
A mund të vazhdohet më kështu?
A mund ti besohet më rendi dhe siguria e përditshme e jetës së shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre, kësaj kupole mafioze dhe kriminale në pushtet?
A mund të ketë çdo shqiptar i djathtë apo i majtë besim se është kjo qeveri dhe ky kryeministër të cilit i besohet për aq sa i takon, zbatimi i reformës në drejtësi?
A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me një kryeministër dhe një mazhorancë të kapur në flagrancë me prova dhe fakte të pakundërshtueshme si shkatërruesja e procesit zgjedhor në aleancë me krimin?
Përgjigja për çdo shqiptar është kjo:
Kjo është koha që të marrim së bashku vendime të mëdha jo për partitë politike sot të pranishme në këtë tryezë, jo për fatin e Partisë Demokratike apo të partive të tjera politike të pranishëm në këtë tryezë, por për fatin e çdo shqiptari dhe fëmijëve të shqiptarëve nesër.
Fronti i Bashkuar Opozitar kërkon largimin e kryeministrit Rama si drejtuesi, si përgjegjësi dhe drejtuesi i narko-shtetit, përfituesi i drejtpërdrejtë i lidhjeve të tij mafioze dhe ministrave të tij, me narko- trafikantët dhe trafikantët e armëve.
Fronti i Bashkuar Opozitar kërkon krijimin e një qeverie anti-mafia dhe të reformës zgjedhore me qëllim shembjen e lidhjeve të krimit me politikën dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si e vetmja rrugë për t’i kthyer legjitimitetin qeverisë.
Këto janë tre vendimet e sotme të tryezës që pata kënaqësinë dhe nderin ta thërras mbrëmjen e kaluar dhe mbi bazë të këtyre tre vendimeve, të gjithë faktorët politikë të pranishëm në këtë tryezë dhe çdokush tjetër, të cilit dhe të cilës i bëjmë aktivisht thirrje të bëhet pjesë e këtij fronti të bashkuar opozitar, do të vendosim axhendën dhe kalendarin e veprimeve. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY