Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti i obezitetit, Shqipëria në gjendje kritike

13/10/2017
Raporti i obezitetit, Shqipëria në gjendje kritike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Niveli i obezitetit te fëmijët dhe adoleshentët është rritur në dekadat e fundit, duke rezultuar tani 124 mijë djem e vajza në botë shumë të shëndosha, sipas një studimi të ri. Analiza e këtij viti e The Lancet tregon se si vijon trendi i obezitetit në 200 shtete. Sipas hartës së përpiluar nga studiuesit e raportit të përvitshëm të revistës shkencore, të rinjtë shqiptarë gjenden në një zonë të rrezikuar, të obezitetit duke u gjendur në një zonë portokalli të fortë, me nivel 25-30 të BMI-së. Duke matur indeksin e masës trupore (që ndryshe quhet BMI) në 200 shtete, sipas gjinisë, me normën që shqiptarët kanë krahasohen me shtete si Turqia, Italia dhe një pjesë e konsiderueshme e shteteve europiane në rastin e djemve, ndërsa vajzat në Europë kanë më pak tendenca obeziteti. Ndërsa, rekordin e mban sërish SHBA, me indeksin BMI më të lartë, prej 30-35. I gjithë Ballkani është i ngjyrosur njësoj, sikurse edhe fqinjët italianë të mirënjohur për makaronat; por “e kuqja” e rrezikshme evidentohet më tepër në rastin e djemve. Sipas raportit, që tregohet edhe në hartë, shtetet që kanë më pak se 5 % së të rinjve obezë janë ata në kontinentin afrikan, shtete të cilat në fakt, bëhen pjesë e studimeve për kequshqyerje dhe mungesë ushqimore. Lancet analizon në fund se, sipas studiuesve të Federatës Botërore të Obezitetit, kostoja globale e trajtimit të sëmundjeve që vijnë nga obeziteti pritet që të arrijë mbi 920 mld pound në 2025. Një tjetër raport i publikuar më parë tregonte se 18.1% e popullsisë shqiptare vuan nga obeziteti, sipas të dhënave të fundit të 2014-s nga CIA World Fact Book. Rritja e ndërgjegjësimit vitet e fundit dhe rikthimi tek ushqimet e shëndetshme ka bërë që shqiptarët të bëhen më elegantë. Në 2008-ën përqindja e popullsisë shqiptare që ishte mbipeshë përllogaritej rreth 21.3, duke shënuar në këtë mënyrë për 6 vjet një rënie prej 3.2 pikë përqindje. Në botë, shtetet me obezitet më të lartë janë Katari, Kuvajti, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, që e kanë indeksin e obezitetit 35-40%. Në vendet me stil të ngjashëm ushqyerje me ne, më të shëndoshët janë në Turqia (29.4%), Bullgaria (25.6%), Kroacia (25.6%) , Greqia (25.10%), Mali i Zi (21.40%), Serbia (20.80%), Bosnjë dhe Hercegovina (19.20%), Shqipëria (18.10%)./monitor

Tags: ObezitetSHQIPERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksidenti rëndë, çifti i turistëve zviceranë plagoset në Mat

Aksident i rëndë në Tiranë, çfarë ndodhi në aksin Baldushk-Vishnjë

22/03/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Pak orë para protestës, apeli i Berishës për qytetarët shqiptarë

22/03/2026
Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

22/03/2026
Bardhi tregon shënjestrën tjetër të opozitës pas Parlamentit

Në orën 18.00 protesta e opozitës: Apeli i Bardhit, qeveria është e izoluar, ta rrëzojmë

22/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksidenti rëndë, çifti i turistëve zviceranë plagoset në Mat

Aksident i rëndë në Tiranë, çfarë ndodhi në aksin Baldushk-Vishnjë

22/03/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Pak orë para protestës, apeli i Berishës për qytetarët shqiptarë

22/03/2026
Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

22/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.