ARMAND MAHO/ Vrasjet si pasoje e kanabizimit të vendit?! A po ndjekim...

ARMAND MAHO/ Vrasjet si pasoje e kanabizimit të vendit?! A po ndjekim rrugën e Kolumbisë?!

195
0
Shares
Armand Maho

Ne shkurt te vitit 2015 isha ne New York dhe rastisi te flija ne nje hotel te vogel dhe modest ne rrugen w 35 th Street ne Manhattan, qe eshte vetem nje bllok larg Penn Station, stacionit qendror te trenave ne New York.
Jo shume larg hotelit, madje ne te njejten ndertese thuajse, pas nje kthese ishte nje kafene me ndonja tre tavolina brenda e cila vec kafese amerikane sherbente mengjes per mengjes embelsira, ushqime te shpejta por per fatin tim te mire dhe kafe ekspres “alla evropiane”. Kjo pasi pronari ishte nje italian, nje burre finok rreth te 60-ve me origjine nga jugu i Italise i i lindur ne SHBA por qe mund te artikulonte nje italishte te cale.
Per shkak te ndryshimit te ores une isha nder klientet e pare. Qe ne 04.30 te mengjesit dilja nga hoteli, pasi ora korrespondonte me 10.30 te mengjesit ne Shqiperi.
Antonios, keshtu quhej pronari i kisha thene se isha shqiptar por ai preferonte te me therriste patriot, ndoshta per shkak se isha nga te paktet kliente qe preferoja “espresso alla italiano”, me filxhan porcelani, flisja ndonje fjale ne gjuhen e tij dhe per mengjes preferoja ndonje briosh ose donuts ne ndryshim me amerikanet qe mengjesin e donin te rende.
Ne oren 05.00 fiks, sikur ta kishte e kronometruar cdo dite ne kafenene e italianit vinte nje burre rreth te 65-ve me shtat mesatar dhe me nje mjeker tip pincete, i cili pasi hante mengjesin, njesoj si une preferonte kafene ekspres por ishte dhe konsumator i duhanit, te cilin detyrimisht duhej ta pije jashte ne ftohtin e acarte. Tavolinat e pakta te kafenese ishin te zena dhe me mori leje te ulej meqe isha vetem. Pasi hengri mengjesin mu prezantua dhe me tha se ishte nga kolumbia. Punonte ne Penn Station si shites ambulant gjate oreve te nates dhe jetonte ne Queens. Kish lindur ne nje qytet me emrin Soacha ne rrethinat e Bogotas dhe kish emigruar rreth vitit 1985 duke kaluar kufirin meksikan. I martuar dhe me 6 femije. Per cudine time quhej Alberto nderkohe sec kisha nje pershtypje se do quhej ose Juan ose Pablo…
Kurioziteti me shtyu ta pyesja se si ishte Kolumbia perpara se e hynte droga atje. Me shpjegonte se ishte nje vend normal ku mund te jetohej, te pakten deri ne mesin e viteve 70. Sipas Albertos deri ne ate kohe kultivohej mariuana e cila kalonte nga kufiri meksikan, drejt SHBA por jo ne ndonje mase te perfillshme. Ishin vitet 60 kur ne amerike degjohej rock and roll dhe te rinjte amerikane konsumonin hashashin masivisht. Gjithsesi nga Kolumbia nuk eksportohej me shume se 3 apo 400 ton ne vit, pasi peshen kryesore e mbante Meksika. Njerezit merreshin kryesisht me bujqesine ne zonat rurale dhe vendi kishte nje zhvillim te qendrueshem.
Gjithcka ndryshoi kur Pablo Eskobar nje kontrabandist nga Medellini, i njohur per krime ordinere deri ne ate kohe futi kokainen nga Peruja, dhe me pas filloi prodhimin e saj ne vend. Fillimisht dukej sikur cdo gje shkonte vaj. Njerzit lane bujqesine dhe punet e tjera dhe punonin masivisht ne laboratoret apo fushat e kartelit. E gjithe pjesa tjeter e Kolumbise e shihte me zili qytetin Medellin ku te rinjte e atjeshem harxhonin shuma te medha parash, visheshin mire dhe binin ne sy kur zbrisnin ne bogota apo qutetin turistit te Kartagjenes. Nga rruget ku dikur kalonte hashashi sot kalonte kokaina e cila ishte shume me e lehte per tu transportuar se tonelatat e hashashashit dhe shume here me e shtrenjte. Por, kjo situate nuk zgjati dhe shume.
Menjehere pas Escobarit filluan te ngrene koke kartelet e tjera, filluan larja e hesapeve dhe mes bandave te medellinit per territore apo rruge droge. Qytetet filluan te ktheheshin ne kasaphane, ndersa ekonomia shkonte poshte e me poshte. Paraja po po perqendrohej ne duart e karteleve te droges qe kontrollonin gjithcka. Situata doli jashte kontrollit dhe megjithese ne kohe paqeje qytetet e Kolumbise ishin si ne gjendje lufte. Fshataret ne rastin me te mire paguheshin me pak te holla ndersa ne rastin me te keq u perzune nga tokat e tyre qe ishin mbjelle me pemen e kokaines, dhe u detyruan te punojne pune te tjera te rendomta ne qytete.
Situata me pas solli dhe krijimin e grupeve e FARK-ut te cilat kontrollojne nje pjese te madhe te xhungles kolumbiane ku kultivohet dhe perpunohet cocaina.
Ne rast se deri ne fillim te viteve 80 siperfaqja ishe diku tek 13 mije hektare te mbjella, ne fillim te 90-s kjo siperfaqe zinte rreth 40 mije ndersa pas viteve 2000 siperfaqja ka shkuar deri ne 160 mije hektare ne mos me shume. Pra nje pjese jo e vogel e GDP se kolumbise kontrollohet ose nga kartelet ose nga Forcat rebele te FARK….
Kjo bisede mu kujtua teksa shihja te enjen mbrema emisionin “Oponion” ku kolegu Lorenc Vangjeli beri nje konstatim interesant.
“Ai qe ka infrastrukturen per te kaluar nje ton droge se ka per gje te kaloje 10 kg kokaine!”.
Renia e pazarit te hashashit nuk eshte cudi qe ti orientoje grupet e narkotrafikut drejt nje biznesi tjeter atij te kokaines. Nga ana tjeter duket qarte se vrasjet e fundit skane target tjeter vetem se larjen e hesapeve te droges. Njerez te kthyer nga jashte ose me precendente qe bien pre e plumbave te kallashnikoveve. Hashashi ne jo pak raste eshte marre ne dorezim pa para ne dore dhe ose eshte kapur nga policite e vendit fqinje ose parate nuk kane shkuar ne destinacion pas shitjes. Dhe krimi ne keto raste nuk fal. Nga ana tjeter dhe gjendja ekonomike reflekton pikerisht pasojat e hashashizimit te vendit kryesisht ne vitet 2015 – 2016, ku nje pjese jo e vogel e popullsise ne te gjitha nivelet ju perkushtuan ketij trafiku me qellim pasurimin e shpejte.
E pra Shqiperia ndodhet perballe nje ekuacioni jo te lehte per tu zgjidhur. Ajo qe po ndodh sot do rendoje mbi brezat. Ne fakt ka filluar. Ne internet shfaqen video ku nxenes se 9-vjecares i thurin himne hashashit dhe trafikut si rruge te pasurimit te shpejte. Natyrisht, ky lloj biznesi nuk kish se ti ndodhte pa bekimin e pushtetit i cili rriti akoma me shume vetebesimin te grupet e narkotrafikut. Ne rast se Shqiperia eshte shnderruar ashtu sic thone raportet ne qender te trafikut te marjuanes ne Ballkan, shume shpejt ajo mund ge kyhehet ne qendren e trafikut per drograt e renda dhe kjo mund te perfshije gjithkend, mund te preke cdo familje.
“Nuk mund te besh pasuri ne rast se je ne anen e duhur e ligjit”, eshte ky kodi i karteleve te droges kur rekrutojne te rinjte ne rrugen e tyre.
Me shume se kushdo ketu te ne kete moto po e promovon pushteti, duke bere fushate me kriminele madje duke i futur dhe ne parlament. Ne vend qe te “protestohet” per te marre kuponin tatimor duhet luftuar ne radhe te pare kjo e keqe. Ne rast se kjo nuk kundershtohet fort tani qe jemi ne buze te gremines pas kater vjeteve do jemi ne fund te saj dhe sdo kete mbetur me gje per te protestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY