“Të ndërrohet trupa gjyqësore”, kjo është ajo që kanë kërkuar avokatët e Denis Shtrazës, i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut në janar 2016. Kërkesa është bërë gjatë seancës së kësaj të enjte. Avokatët akuzojnë gjyqtarët për qëndrime të njëanshme në procesin ndaj Shtrazës.
Ndërkohë javën e ardhshme do të dëshmojnë në gjykatë ekspertët që kanë bërë analizën e ADN-s së gjurmëve të gjakut të gjetur në automjetin ku u ndalua Shtraza e Dalipaj. Gjithashtu, Shtraza ka kërkuar edhe ballafaqimin me ekspertin gjerman që analizio navigatorin e automjetit me të cilin ka lëvizur Denis Shtraza në momentin e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/