Kabineti i ri qeveritar do ti kushtojë buxhetit të shtetit 7.7 milionë lekë të reja në muaj për pagat bruto.
Nga një përllogaritje që Panorama i ka bërë pagës së piramidës së qeverisë, rezulton se shumica e këtij fondi prej 7.7 milion lekë i shkon 33 ministrave që kryeministri Rama ka emëruar.
Sipas të dhënave zyrtare, paga bruto e kryeministrit për një muaj është 228 mijë lekë, ndërsa ajo e zëvendëskryeministres Senida Mesi 187 mijë lekë.
13 ministrat e qeverisë “Rama” do të kenë pagë prej 174 mijë lekë në muaj, ndërsa paga e zëvendësministrit është 153 mijë lekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/