Basha: Rama çdo të mërkurë do japë llogari para opozitës

Basha: Rama çdo të mërkurë do japë llogari para opozitës

92
0
Shares

Përballë një drejtuesi seancash strikte nw Kuvend, Partia Demokratike ka intensifikuar aksionin e saj.
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar Basha ka deklaruar para deputetëve se do të kërkojnë që bazuar në rregulloren e Kuvendit të kthejnë praktikën e seancës së pyetjeve për të vënë para përgjegjësisë Kryeministrin dhe Ministrat e qeverisë “Rama 2”.
Opozita parashikon seancë 60 minutëshe çdo të mërkurë, përveç seancës së të enjtes.
“Çdo të mërkurë pyetje për qeverinë, seancë parlamentare 60 minuta sipas rregullores. Opozita do kërkojë seancë 60 minuta me Ministrin dhe Kryeministrin për debat çdo të mërkurë”, mësohet të ketë thënë Basha.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha ka deklaruar se nuk ka konsensus të PD me këtë qeveri.
“Nuk ka konsensus të PD me këtë qeveri, me këtë mazhorancë dhe me Edi Ramën. Edi Rama duhet kundërshtuar dhe duhet komunikuar me publikun. Opozita është totalisht kundër kësaj qeverie, për jetë a vdekje, e keqja është gjithkund. Opozita është kundër gjithmonë”, është shprehur Basha.

Deklarata e Bashes:

“Mbledhja sot ka zgjatur pasi kemi marrë disa vendime sa i përket qendrimeve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në seancë plenare dhe në aktivitetin parlamentar, kjo në vijim të ngjarjes të shëmtuar të javës së kaluar, dhe të dy javëve më parë, ku Edi Rama përmes Gramoz Ruçit u mundua të dhunojë rregulloren duke i mbyllur gojën opozitës.

Kjo nuk ka për t’u pranuar kurrë dhe nuk do të ndodhë. E kundërta do të ndodhë; ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e pyetjeve, seancës së pyetjeve për të vendosur Edi Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë, diçka prej të cilës po mundohet të largohet çdo ditë, duke dalë një ditë si bahçevan, një ditë si kopshtar. Tani paska hapur edhe Pallatin e Brigadave, pallatin mbretëror. Këtej rrit taksat, këtej më shumë bar për qytetarët. Sigurisht që, nuk është as bahçevan, as kopshtar është përgjegjësi për një Shqipëri të fundosur nga krimi; të vetmit vend që nuk i hapen negociatat, ndërkohë që Serbia dhe Mali i Zi ecin përpara.

Në këto kushte, ta harrojë që me opozitën dhe me Partinë Demokratike do të ketë diçka tjetër përveç përballjes totale. Ai e ka zgjedhur kompromisin, kompromisin e ka me krimin e organizuar, e ka me sejdinët jo vetëm në Elbasan, por anembanë Shqipërisë, me sejdinët e krimit. Dhe në këtë rreshtim është e qartë Edi Rama ka vënë Partinë Socialiste dhe qeverinë në funksion të aleancës me krimin. Ne jemi në funksion të aleancave të vlerave me qytetarët shqiptarë e kjo do të shpaloset në çdo aspekt të përballjes parlamentare.

Theksi këtë javë mbetet tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme  Duket si një përsëritje, por në fakt pa rivendosur institucionin e zgjedhjeve, shqiptarët kurrë nuk do të kenë një qeveri që të mendojë për ta, por do mendojnë për ata që I sollën në pushtet. Edi Ramën e sollën në pushtet bandat, e solli në pushtet krimi, e sollën në pushtet droga dhe paratë e drogës.

Dhe ky është haraçi që paguan çdo shqiptar nga mëngjesi deri në darkë sot, qoftë sa i përket përkeqësimit të qeverisjes, rritjes së taksave, mungesës totale të shërbimeve nga shëndetësia tek arsimi, qoftë përsa i përket gjendjes së përgjithshme ekonomike të vendit, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse efektet e një qeverie që bashkëqeveris me krimin dhe që është robe, i një kryeministri, që është rob i marrëdhënies korruptive me oligarkët. Në Shqipëri ka një paradox, një grusht njerëzish pasurohen dhe vazhdojnë të pasurohen edhe në këtë moment që flasim, ndërkohë që shumica e shqiptarëve duan të largohen nga ky vend.

Dhe themeli i kësaj të keqeje është një qeveri që nuk i njeh zgjedhjet. Pa rregulluar këtë themel, asgjë tjetër nuk do të shkojë mirë në vendin tonë të dashur që është Shqipëria”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY