EMRI & FOTO GALERI/ Hungari, vare veten në burg ish-drejtori dhe ish-këshilltari...

EMRI & FOTO GALERI/ Hungari, vare veten në burg ish-drejtori dhe ish-këshilltari “Rilindas”

336
0
Shares
Aleksandër Cela

Ish-drejtori i mjedisit në Korçë, var veten në një burg të Hungarisë.
Mësohet se ka ndërruar jetë në një burg në shtetin hungarez, Aleksandër Çela.
Burime kofidenciale thonë se Çela kishte dy javë që ishte në burg në shtetin hungarez, i arrestuar ëpr trafik klandestinësh.
Po të njëjtat burime thonë se dyshohet se ish-drejtori i mjedisit në Korçë, mund të ketë zgjedhur ti japë fund jetës brenda në burg.
Pritet që trupi të transportohet në Shqipëri për të kryer ceremoninë mortore.
Burime jo zyrtare i thonë Aleksandër Çela, i njohur edhe si Dashi Çela, një nga drejtuesit kryesor të PS në Pogradec dhe në Qarkun e Korçës, nuk është hera e parë që ndalohet nga policia për trafikun e qenieve njerëzore apo kalimin e paligjshëm të kufirit.
Aleksandër Çela, drejtor i Mjedisit në Korçë, njihet si person me precedentë penalë sepse edhe më se një vit më parë, për të njëjtën vepër penale, trafik klandestinësh, është ndaluar edhe nga policia italiane.
Aleksandër Çela është “Rilindasi” i dënuar disa herë, sepse është kapur duke çuar klandestinë në Maqedoni dhe Greqi.

Kush është Aleksandër Çela?
Aleksandër Çela, megjithëse ka qenë i dënuar për klandestinë kandidohet nga PS në vitin 2011 si kandidat për Komunën e Dardhas në rrethin e Pogradecit në Qarkun e Korçës. Ai zgjidhet me një diferencë të vogël votash në krye të komunës, por më pas ai dënohet nga gjykata për fshehje të pasurisë dhe për këtë arsye, në vitin 2011, qeveria e ish-kryeministrit Berisha e shkarkon nga detyra.
Megjithëse njihej si njeri me probleme të forta ligjore dhe i akuzuar dhe dënuar, në vitin 2013 ai emërohet drejtor. Në vitin 2015, në koalicion me Partinë Socialiste, ai gjen një parti të vogël dhe hyn këshilltar në Këshillin Bashkiak Pogradec, duke u zgjedhur nga votat e socialistëve.
Ndalimi në Itali i Aleksandër Çelës ka bërë që qeveria Shqiptare dhe zyrtarë socialist të qarkut të Krocës të veprojnë direkt, ta largojnë nga postet dhe ta mbajnë të fshehur skandalin. Por përgjegjësia morale dhe politike e PS-së me Aleksandër Çelën, nuk fillon dhe mbaron në Itali por te kandidimi i tij dhe emërimi në poste publike me mbështetjen e qartë dhe të pastër të Partisë Socialiste. DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY