Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INSTAT konfirmon, sektori i “Call Center” fillon rënien, ja sa persona rrezikojnë punën

29/09/2017
Nuk është lajm i mirë, Senati italian miraton ligjin për “call center”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sektori i “Call Center” vitet e fundit u kthye në një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend, teksa ai punësoi mbi 25 mijë punonjës, sipas të dhënave të deklaruara nga Tatimet.
Kosto e ulët e të bërit biznes në Shqipëri në krahasim me Italinë, ku avantazhi kryesor ishte krahu i lirë i fuqisë punëtore dhe njohuritë e mira të italishtes nga të rinjtë, u bënë si magnet për shoqëritë italiane, që transferuan shërbimin e thirrjeve telefonike në Shqipëri. Transferimi i punës në Shqipëri nënkuptonte më pak vende pune në shtetin fqinjë.
Kjo rritje e shpejtë alarmoi autoritetet italiane, të cilat u gjendën nën presionin e humbjes së vendeve të punës në Itali dhe zhvendosjen e tyre në Shqipëri dhe filluan marrjen e masave drastike.
Në Itali, në datën 1 prill, hyri në fuqi ligji “Për delokalizimin” e “Call Center”, i cili shtrëngoi rregullat për zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt shteteve joanëtare të BE-së. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.
Nisma e Italisë për delokalizimin alarmoi kompanitë “Call Center”në Shqipëri, të cilat penalizoheshin për shkak se operonin në një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian. Jo në pak raste u ngrit shqetësimi i falimentit dhe riskut të humbjes së mijëra vendeve të punës. Qeveria në atë kohë pati një reagim të zbehtë përmes një shkrese drejtuar palës italiane, por që nuk arriti të merrte ndonjë përgjigje pozitive.
Nga ana tjetër, operatorët e tregut deklaruan se kompanitë mëmë po merrnin masa për të zhvendosur një pjesë të aktivitetit në vende të tjera në rajon si Rumania apo Bullgaria.
Tashmë duket se rënia e aktivitetit të call center është bërë realitet. INSTAT konfirmoi në raportin e Prodhimit të Brendshëm Bruto të tremujorit të dytë se Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime Administrative u shfaq me një rënie prej 2,31%, i ndikuar kryesisht nga rënia në aktivitetin e “Call Center”. Është hera e parë që ky sektor raporton rënie, pas rritjes së vrullshme vitet e kaluara.

“Call Center” diversifikohen në Forex
Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Pas goditjes nga qeveria italiane, shumë kompani “Call Center” po diversifikojnë aktivitetin e tyre, duke u kthyer në ndërmjetës financiarë, çka do t’u japë mundësinë atyre të ndërmjetësojnë për investimin e parave të shqiptarëve në aktivitete me risk si veprimet me kurset e këmbimit apo të ashtuquajturat Binary option’ (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë).
Shumë kompani “Call Center” tashmë kanë parësor aktivitetin në Forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë (por shumë shpejt edhe shqiptarët) dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma on-line tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla. Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

18/02/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

18/02/2026
FOTO/ Rama pasi zbriti në aeroportin Ataturk të Stambollit u evakua

Kryeministri Rama në Washington, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes

18/02/2026
David McAllister: Çështja që përfshin Ballukun është një test kritik për Shqipërinë në adresimin e korrupsionit

David McAllister: Çështja që përfshin Ballukun është një test kritik për Shqipërinë në adresimin e korrupsionit

18/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

Parlamentarët evropianë takojnë Berishën në selinë e PD

18/02/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

18/02/2026
FOTO/ Rama pasi zbriti në aeroportin Ataturk të Stambollit u evakua

Kryeministri Rama në Washington, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes

18/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.